Receta e parë: Kek me portokall
Përbërësit:
4 kokrra vezë
200 gr sheqer
Lëkura e 1 portokalli
100 ml vaj misri ose ulliri
150 ml lëng portokalli
1 lç pluhur pjekës
Pak kripë, vanilje
400 gr miell
Portokall i sheqerosur në kubikë
Përgatitja:
Në një tas fillimisht rrahim vezët me sheqerin derisa sheqeri të shkrijë. Shtojmë më pas lëkurën e portokallit të grirë imët dhe vajin dhe e përziejmë mirë derisa të formohet një masë kremoze. Shtojmë në fund lëngun e portokallit, një majë luge kripë dhe vaniljen.
Përziejmë miellin me pluhurin pjekës dhe e shtojmë gradualisht tek tasi, e përziejmë me lugë druri ose tel dore (jo rrahëse elektrike). Në fund nëse dëshironi, kjo është obsionale mund të shtoni disa kubikë portokalli të sheqerosur ose reçel.E vendosim kekun me portokall në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.