Reforma Zgjedhore sipas opozitës , i ftuar Dashamir Shehi

25 Tetor 2019, 11:49

TIRANË- 9 pikat që larguan Shqipërinë nga çelja e negociatave me BE, duken se të përdoren si udhërrëfyes, siç pretendon opozita, për zgjidhjen e krizës politike në vend.  Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në Report Tv ka zbuluar hapat që do të ndjekë opozita e bashkuar në ditët në vijim. Përballë gazetarit Denis Minga, ai tha se këto pika janë të rëndësishme pasi do të përcaktojnë nëse palët do të arrijnë një marrëveshje apo opozita do të vijojë me protestat për të realizuar qëllimin e saj, largimin e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme. 

"Ne do të bëjmë një përgjigje të plotë të 9 pikave të Bundestangut, do bëjnë në letër pretendimet tonë për këto 9 pika. Një e nga një, si do të jetë zgjidhja që japim ne. Më pas do të presim si do të reflektojë pala tjetër, a do të ulet të diskutojë për këtë apo do të vijojnë me lojën e vjetër "ne kemi të drejtë, ju e keni gabim". Do ta eksplorojmë të gjithë hapësirën demokratike, nga raporti me median, raportin ndërkombëtar, takimi me qytetarë dhe nuk do të refuzojmë protestat. Do të përcaktojmë edhe afatet", tha në Report Tv, Shehi.