Fizioterapia është degë e pandashme e mjekësisë, rëndësia e së cilës është shumë e madhe në çdo stinë.Por kontraktimet më të shpeshta gjatë stinës së verës janë kryesisht ato që lidhen me ujin, të ftohtin, hedhjet nga lartësitë, ecjet në bregdet, etj. I ftuar ditën e sotme në programin 'Rreze dielli', mjeku fizioterapist Faton Daci, shpjegon shkaqet e kontraktimeve muskulare dhe ndan këshillat që duhet të kemi parasysh kryesisht gjatë verës. 'Së pari, zakonisht vijnë nga neglizhenca e kontrakimeve muskulare, pasi në momentin që kemi një kontraktim kronik, dhe ne futemi në mëngjes në det dhe dalim pa u fshirë direkt, nëse fryn erë, sado që të jetë nxehtë, e kontrakton muskulaturën, kështu që si këshillë vjen që sapo të dalim nga deti, menjëherë duhet të thajmë trupin, pastaj mund të rrimë në rërë, në diell pa problem. Edhe në kushte shtëpie absolutisht, ka automasazh, por edhe ky duhet të këshillohet nga mjeku, pra nga një fizioterapist, jo vetë nga mendja e pacientit, por me praktikë të disa ditëve pacienti mësohet se si të bëjë automasazh, dhe nga cila anë në cilën anë t'i kryejë lëvizjet, dhe në kushte shtëpie, duke e ngrohur me një borsë ose me një tharëse apo me rezistenca të ndryshme.'- tha fizioterapisti Daci Një tjetër rrezik i madh tani në verë janë hedhjet me kokë në ujë nga lartësi të ndryshme. Për fat të keq raste dëmtimesh apo kontraktimesh të tilla nuk kanë shpëtim apo shërim, kanë vetëm përkujdes dhe mirëmbajtje nga fizioterapistët, ndaj duhet theksuar thirrja për të pasur kujdes gjatë zhytjeve me lartësi të mëdha, në mënyrë që vizibiliteti i ujit të mos e gënjejë syrin dhe të mos shndërrohet në shkakun e një pasoje fatale. Përsa i përket mitit të të bërit not, si një mënyrë kurative që ndihmon në shërimin e muskujve, fizioterapisti Faton Daci shprehet: 'Këshilla e parë që jepet nga mjekët zakonisht është: 'Bëj not', por çfarë ndodh? Në momentin që kemi një kontraktim muskular të qafës, apo rast të spontliatrozës, dhe mjeku i ka thënë personit në fjalë që të bëjë 10 ditë not se do të bëhet më mirë, personi bën not dhe bëhet më keq. Ndoshta nuk kemi një kulturë të mirë të notit. Noti nuk duhet të bëhet me kokën jashtë, pasi absolutisht ndikon në kontraktimin e muskujve, gjithë qëllimi i ujit është që pesha është më e lehtë, graviteti është shumë i lehtë dhe noti duhet të bëhet në mënyrë simetrike dhe korrekte. Ndaj kur u rekomandohet noti këtyre pacientëve është mirë të bëjnë një kurs, një trajnim të paktën dy ditor me një notar me eksperiencë, pastaj të bëjë not.',- tha Daci në studion e "Rreze Dielli" Ndërsa për të gjithë ata/ato që u pëlqen ecja ose vrapi buzë deti, mbi një terren ranor, specialisti Faton Daci këshillon: 'Para ecjes, duhet të bëhen patjetër nxemje të kaviljes, rrotullime majtas-djathtas, qëndrim në majtë të gishtave, pak vrap në vend, ndërsa në rastet e kaviljeve që mund të ketë pasur një traumë të vjetër është mirë të fashohet, jo të ecet pa fashua, sepse e provokon ecja, dhe këshilla kryesore për personat që kanë probleme me kaviljen është përdorimi i menjëhershëm i akullit dhe deri në 10 ditë akull. Uji i ngrohtë dhe sapuni në mënyrë kategorike jo. Në rast se ikën gjithë edemat dhe pas 10 ditësh kemi përsëri dhimbje mund të përdorim proçedura të ngrohta. '- u shpreh fizioterapisti Faton Daci nga studio e "Rreze Dielli" Përsa u takon mjekimeve popullore, ato sigurisht janë gjithmonë efikase por të përdoren në momentin e duhur. 'U them edhe pacientëve të mi, bëji me mjekime popullore, me qepë me kripë, me të nxehtë, me të ngrohtë, por ka periudhat e veta kur duhet të bëhen. Në fillim, deri për 10 ditë duhet vetëm skull, asgjë tjetër.'
Rëndësia e fizioterapisë në stinën e Verës - I ftuar fizioterapisti Faton Daci
Video të fundit në programin Rreze Diell Të gjitha
-
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 12 Janar 2026 – Receta / Çaji i Malit, përdorimet shëndetësore
12 Janar, 14:32 -
‘Ari i bimëve shqiptare' SHËRON dhjetra sëmundje! Si përdoret Çaji i Malit / Ja recetat kurative
12 Janar, 12:32 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 9 Janar 2026 – Receta / Situata meteorologjike në vend/ Përmbytjet në Gjirokastër / ‘Bëje vetë’, maska hidratuese
9 Janar, 15:34 -
Maska që po përdorin të gjitha femrat këtë dimër! Sekreti i lëkurës së butë: vetëm 3 përbërës nga shtëpia!
9 Janar, 13:51 -
Piro Nase nga terreni: Pse u përmbyt Gjirokastra?
9 Janar, 13:22 -
Alarm apo përmirësim? Parashikimi i MOTIT pas reshjeve të forta / Flet Lajda Porja
9 Janar, 12:16 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 8 Janar 2026 – Receta / Pozicionet e gabuara të gjumit / Fashion blogger & Trendet e modës 2026
8 Janar, 15:38 -
Njihuni me shqiptaren që u bë virale në Londër me xhaketën e gjyshes
8 Janar, 13:09 -
Pozicioni ideal i gjumit | Po FLE gabim çdo natë? Ja çfarë po i bën trupit pa e kuptuar
8 Janar, 12:18 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 7 Janar 2026 – Receta / ‘Lufta’ për virozat/ Rezistenca ndaj insulinës, ‘nëna’ e sëmundjeve
7 Janar, 15:11 -
Kjo është ‘nëna’ e sëmundjeve! Nëse ke këto shenja je në rrezik SERIOZ, mos i injoro
7 Janar, 12:42 -
Speci vs Portokalli: Lufta për Virozat /Rezultati SHOKON… dëgjoje deri në fund!
7 Janar, 11:56 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 6 Janar 2026 – Receta të shpejta/ Si të vendosim dhe zbatojmë objektivat për vitin 2026
6 Janar, 14:52 -
Po e nisni vitin GABIM! Ja ç’duhet të bëni të keni sukses dhe lumturi
6 Janar, 12:31 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 5 Janar 2026 – Receta detoksi/ Horoskopi për vitin 2026
5 Janar, 15:17 -
Viti 2026 do të TRONDITË Horoskopin / Liza Gjika PARALAJMËRON: Viruse të reja dhe…
5 Janar, 13:20 -
Pësoi atak kardiak para emisionit / Liza Gjika tregon shenjat si e kuptoi gjendjen e vështirë
5 Janar, 12:07 -
Festë në Report TV / Rreze Dielli mbledh bashkë gazetarë e moderatorë
3 Janar, 10:54 -
Super festë në Rreze Dielli | Nga veriu në jug, këngët më të bukura popullore
3 Janar, 10:01 -
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 31 Dhjetor 2025 – Receta festive/ Spektakël, këngë, valle e humor - Gëzuar 2026!
31 Dhjetor 2025, 15:05

