Replikat - Rama Gjuzi, i ftuar deputeti i ri i opozitës Kujtim Gjuzi

31 Maj 2019, 13:39

Deputeti i partisë Konservatore Kujtim Gjuzi ishte i ftuar në emisionin "45 Minuta" të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv për të folur për replikat sot me kryeministrin Rama, zgjedhjet, planin e tij në politikë dhe cështje të tjera. Gjuzi u shpreh se në politikën shqiptare janë ngritur shumë temperaturat në muajt e fundit, ndërsa me ironi shtoi se sot në Kuvend mori një termometër me vete duke menduar se kryeministri ishte pa qejf nisur nga mungesa prej tre javësh. Më pas ai kritikoi punën e zyrtarëve të Kuvendit të Shqipërisë.

"Kryeministri është me zero punë, sot u shfaq pas tre javë mungesë, mendova se është pa qejf, thonë se e kap alergjia tani dhe në shtator thonë mjekët, i kemi parë edhe kartelën. Unë i thashë që ke kujdes kryeministër, i tregova se një zarf i ardhur nga Kuvendi, nuk ka rregull, disiplinë, ka edhe mbajtje të këmbëve mbi tavolinë në zyrat e Kuvendit. Njerëz, zyrtarë të lartë në Kuvend mbajnë këmbët mbi tavolinë përballë një drejtoreje.

Nuk desha të shqetësoj kryetarin e Kuvendit, por atij (zyrtarit) me një shikim i lashë që të kuptonte se dicka do të ndryshonte. Ka edhe disa lojëra fati që luhen brenda Kuvendit. Më erdhi zarfi sot, Kujtim Gjuzi, jo, jo, Kujtim Gjuzi jam këtu dhe në kafe, atje jam deputet Kujtim Gjuzi, por nuk mund të funksionojmë në variantin tallava dhe rrisin temperaturat dhe unë mbaj me vete mjetet, termometër. Nëse do të rrisim temperaturat pa kufij... E mora sot, mendova se mos ka qenë pa qejf kryeministri dhe ti masim temperaturën. Nëse dikush nuk do të jetë i sinqertë dhe nuk do të japë dorëheqjen mund të ngrihet temperatura deri në thyerjen e zhivës" tha Gjuzi.