Rezoluta Marty/ Vangjeli në Report TV: Ne socialistët konseguentë, Berisha thellon mëkatin

17 Tetor 2022, 20:48

Analisti Lorenc Vangjeli është i mendimit që socialistët në iopozitë kanë mbajtur të njëjtin qëndrim si në qeveri, referuar këtu rastit mbi raportin e Dick Marty-in. Në emisionin ‘Kontrast’, Vangjeli tha se socialistët kanë qenë konseguentë në politikën e tyre, e ndërsa analizoi edhe vendimet e opozitës se sotme, ku tha se në vend që të bëjnë një hap pas, kanë vijuar me “zhurmë dëshpëruese” që i nxjerr edhe më keq.