Rikthehen 'Tre Tenorët', ja të veçantat e këtij viti

6 Tetor 2018, 15:10 | Përditesimi i fundit: 2018-10-08 07:08:18

Tre tenorët rikthehet sërish, këtë herë në një mënyrë tjetër. Tre Tenorët dhe Ramona Tullumani do të interpretojnë ditën e dielë më 7 tetor në Pallatin e Kongreseve përballë afro 2 mijë spektatorëve që vlerësojnë dhe duan artin. Në një intervistë për “Rreze Dielli”, sopranoja Ramona Tullumani shprehet se është shumë e lumtur për këtë projekt pasi në rolin e producentit është babai i saj Edmond Tullumani. Gjatë bisedës, Ramona na tregon edhe pjesët që do të interpretohen në këtë koncert operistik.

Sipas saj “Tre Tenorët” e ka kaluar provën e publikut shqiptar, pasi prej vitesh ky koncert mirëpritet nga të gjithë artdashësit.

Gjatë momentit të  provave , shkëpusim për pak çaste producentin. Sipas tij ky vit do të sjellë risi dhe do të vijë më afër publikut. Ndryshe nga viti i kaluar ku në sallë interpretonin 3 tenorë, këtë vit, në Pallatin e Kongreseve do të ngjiten 3 tenorë të huaj. Producenti Edmond Tullumani na tregon pse janë zgjedhur tenorët Murat Karahan, Francesko Anile, Sebastian Ferrada.

E veçanta tjetër e këtij koncerti është se 3 tenorëve iu bashkohet edhe sopranoja Ramona Tullumani, e cila ka marrë një përgjegjësi të veçantë duke qenë se babai i saj është edhe producenti i koncertit.