Çorbë me oriz dhe kos nga zonja Mirela

9 Nëntor, 10:50 | Përditesimi: 9 Nëntor, 10:50

Çorbë me oriz dhe kos

Përbërësit:

  • 1 filxhan çaji oriz Gold
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 2 kokrra vezë Ovvital
  • 1 filxhan çaji kos
  • 3-4 fije majdanoz
  • Kripë e piper

Përgatitja:

Orizi i pastruar dhe i larë zihet në lëng mishi sa të trashet e të bëhet llapa. Në një enë tjetër rrihen vezët me kos dhe duke e përzier çorbën, hidhen pak e nga pak te orizi. Shtohet gjalpë i freskët, kripë e majdanoz i grirë hollë dhe piper i zi i bluar.

MC/Shqiptarja.com