Rrëfehet mes batutave Tan Brahimi, shkodrani me humorin e lindur...

24 Maj 2023, 13:57

Një bisedë me Tan Brahimin, shkodranin me një humor të lindur. “Fama” pas Big Brother, karriera, familja dhe pasionet jashtë skene…

I qeshur, me super humor dhe i qetë, këto janë epitetet që e karakterizojnë më së miri Tan Brahimin, aktorin shkodran që duket se humorin e ka në vena. Të gjithë e mbajnë mend Tanin në rolet e tij të spikatura si në Alpazar ashtu dhe në Portokalli. Pas futjes në shtëpinë më të famshme të Reality Show, Tani mori vëmendjen për batutat e tij si dhe karakterin tepër pozitiv. Brahimi rrëfen famën pas daljes nga Big Brother Vip si dhe marrëdhëniet me banorët...     

Gjithashtu ai ndan në studion e “Rreze Dielli” historinë e trishtë të ndarjes aksidentalisht nga jeta të dy prindërve, por duke dhënë një mesazh për të gjetur forcën dhe për t’u ringritur. Sot, Tan Brahimi është baba i tre fëmijëve që janë gjëja e tij më e shtrenjtë.