'Rreze Dielli' mirëpret Belën, kush është bukuroshja krah moderatorit Alban Musa

Nga mëngjesi i sotëm një tjetër rreze i është shtuar emisionit të mëngjesit në Report Tv. Kështu e ka prezantuar edhe Alban Musa bashkë moderatoren e tij të re në “Rreze Dielli”, Belinda Mero. Bela është mirëpritur edhe nga Zonja Vjollca e cila i tha përgjatë hapjes së emisionit:

"Duket që ke zënë pozicionin e duhur, shkëlqen e tëra", u shpreh zonja Vjollca. 

Vetë Bela e ka quajtur sfidë, por në të njëjtën kohë edhe fat drejtimin e emisionit Rreze Dielli, së bashku me Alban Musën, madje ka premtuar se deri në fund të emisionit do ia arrijë që ai të dobësohet.

"Shyqyr që të kam Alban. Ishe një arsye shumë e fortë që ta nisja këtë sfidë të re. Edhe Zonja Vjollca më pëlqen shumë dhe më besoni këto ditë që kam qenë këtu dhe kam pasur mundësinë të provoj recetat e saj, i bën fantastike. Unë jam me fat që ta provoj këtë gjë këtu", thotë ajo.

Për të është hera e parë në ekran, por jo në televizion, pasi para se ta merrte këtë hap të rëndësishëm në karrierën e saj, Belinda Mero ka qenë gazetare në televizionin Klan. Ajo e konsideron moderimin e emisionit “Rreze Dielli” si një mundësi të cilën e vlerëson shumë por njëkohësisht si një angazhim që e ka marrë me shumë përgjegjësi, e që shpreson t’ia dalë më së miri.

Programe të tjera