Salsano Rrapi në 'Rreze Dielli'! 'Sekretet' e marrëdhënies më të larguarit nga 'Portokalli'

17 Shtator 2019, 12:08

Salsano Rrapi nuk i pëlqen intervistat televizive. Daljen e tij në publik e ka fokusuar vetëm në atë që di të bëjë më mirë, moderimi dhe humori. Drejtuesi i programit të humorit "Portokalli" në Top Channel, i ftuar këtë mëngjes në Rreze Dielli në Report Tv me Alban Musën dhe Suada Dacën, tha përse nuk i pëlqen të japë intervista.

"Në gjithë televizionet shqiptare, përveç Top Channel ku punoj, është hera e dytë që vi në Report Tv dhe në asnjë vend tjetër, sepse nuk më pëlqen t'i them njerëzve gjërat e mira personale. Natyrshmëria e një mëngjesi si me ju të dy në një televizion është e rrallë. Madje kam pasur me gazetaret e kulturës, atë bëjnë në fillim se e mendojnë si fushën më të thjeshtë, kemi bërë një debat të madh në facebook dhe ja kam ruajtur tabulatet, më tha ti e ke për detyrë t'më japësh intervistë se je personazh publik. Publiku do të dijë se ç'bën tjetri kështu është rraca njerëzore, por le të vdesë me kureshtjen", tha Salsano.

Një aktor me humor që zemrat e shqiptarëve i rrëmbeu me personazhin Gagaçi, që i ka rezistuar kohës.

Por si është të jesh njëkohësisht  aktor dhe moderator?

"Moderimi është shumë ndryshe nga aktrimi. Të gjithë aktorët nuk e bëjnë dot moderimin. Kjo e shton dozën e vështirësisë në programin që bëj pjesë. Kjo është edhe një sfidë për mua, por pjesa që pëlqej të bëj më shumë është aktrimi", na tregon Salsano.