Shfaqet pas 29-vitesh Agron Mehalla! Dëshmia shokon nënën në studio

25 Nëntor 2021, 18:48

Agron Mehalla nga fshati Mollas i Cërrikut është ky 47-vjeçar, i cili kërkohet në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ nga familjarët e tij. Ai humbi gjurmët nga Kozani i Larisës, teksa bashkë me 3 kushërinjtë dhe një bashkëfshatar, kishin kaluar në këmbë nga pika kufitare e Kapshticës. Ata janë ndalur në vendin e quajtur Fillorinë, ku kanë kaluar orët e vona të mbrëmjes në një pyll, ndërsa katër nga bashkëudhëtarët kanë hyrë për të fjetur në një godinë të braktisur, ndërsa Agroni nuk ka pranur. Nga frika se mos pikasej nga policia ai ka kërkuar të kalojë natën jashtë, ndërsa e ka zënë gjumi pranë një mullari. Rreth orës 12 natës në zonë ka mbërritur policia, e cila ka kapur në këtë banesë katër emigrantët shqiptarët. Këta të fundit kthehen në Shqipëri, pa mundur të mësojnë se ku kishte përfundur Agron Mëhalla. Pikëpyetje të mëdha grihen nga familjarët, për zhdukjen e të riut, pasi të vetmit dëshmitarë të asaj natë kanë dhënë dëshmi kontradiktore rreth ngjarjes, me dyshimin se atë natë janë dëgjuar edhe të shtëna me armë. Për 47-vjecarin i cili humbi gjurmët, kjo zonë nuk ishte e panjohur pasi për të ishtë herë e katërt që kalonte kufirin. Ai u nis pa aprovimin e prindërve, por me garancinë që i dhanë kushërinjtë, se me të mbërritur ai do të fillonte punë tek pronrai i tyre grek në Kozani të Larisës. Me t’I kthyer në Shqipëri, për 6 muaj me radhë kushërinjtë nuk u dhanë asnjë informacion familjarëve të Agronit përsa çfarë kishte ndodhur atë natë në mes të pyllit. Ata nuk pranuan t’u tregonin as vendin ku ndodhi ajo ngjarje edhe pse Gazmend Mehalla e ka kërkuar me insistim të dijë vendin ku u zhduk i vëllai i tij. Djali i madh i familjes Mëhalla u mungon të gjithëve, prindërve, 5 motrave dhe vëllait më të vogël, i cili ishte foshnje kur Agroni u zhduk dhe sot kërkon ta gjej e të njoh për herë të parë imazhin e tij. Kjo është e vetmja foto që famikja disponon, foto e shkrepur në 1991 kur Agroni ishte një 16-vjeçar.