Shkoi të varroste kunatin, humbet vetë/I biri:Kërkoi një makinë të ikte, dyshojmë për…

16 Qershor, 18:22 | Përditesimi: 16 Qershor, 18:22

 

Gëzim Ndreshaj, 46 vjeç, banues në Belgjikë, është detyruar të udhëtojë drejt Shqipërisë më 10 qershor të këtij viti, pasi ka humbur çdo kontakt me të atin, Lek Ndreshaj. 78-vjecari Lek Ndreshaj jetonte në fshatin Torovicë të rrethit të Lezhës, së bashku me bashkëshorten e tij, Katinën, 70 vjeç. Më 8 qershor, çifti udhëtoi drejt fshatit Bzhetw të Malësisë së Madhe, pasi ishte ndarjes nga jeta vëllai i Katinës. Pasi qëndruan gjatë gjithë natës atje për të respektuar ritet mortore, diten e së nesërmes, më 9 qershor, rreth orës 13:30 – pak para nisjes së varrimit , Leka është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Nga ai moment , familjarët dhe banorët kanë nisur kërkimet në zonë, por pa asnjë rezultat. Djali i tij, Gëzimi, i cili ndodhet sot në studion e emisionit “Pa Gjurmë”, ka rrëfyer per gazetaret e redaksis, se babai i tij dy vite më parë kishte pësuar një trompozë, dhe dyshimet e familjes janë se ndoshta ka pësuar një problem shëndetësor për shkak të luhatjeve të tensionit. Pavarësisht kërkimeve intensive te cilat veshtiresohen per shkak te terenit , per fat te keq nuk është gjetur asnjë gjurmë apo informacion 78-vjecarin. Djali i tij apelon për ndihmë dhe ka trokitur në studion e “Pa Gjurmë” me shpresën se dikush mund të ketë parë apo dëgjuar diçka që mund të ndihmojë në zbardhjen e kësaj zhdukjeje të pazakontë.

r.k./Shqiptarja.com