Shokon mjekja:’Shqipëria ka shumë pedofila,një pjesë e tyre janë edhe femra’

4 Nëntor 2021, 19:19

Më 28 tetor në orën 19.00, e mitura përfundoi në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje mjaft të rëndë. Me dyshimet se ndaj saj mund të kishte pasur abuzim seksual, ishin mjekët ata të cilët njoftuan policinë, duke bërë që të nisin hetimet. Nena mësohet se ka parë disa skenat që i ati e qëllonte të voglën me thupër, por në një deklaratë të dyshimtë dhe absurde, nëna mësohet të jetë shprehur se mendonte “se e kishte ngaqë e kishte marrë malli”, pas shumë viteve që babai kishte qëndruar larg tyre. Në disa episode, mësohet se vajza i ka kërkuar nënës në telefon kur ajo shkonte në punë, që të mos e linte vetëm në banesë me babain e saj. Gjendjen e saj të vështirë, si shëndetësore ashtu edhe psikologjike vajza, e kishte shfaqur edhe në shkollë.