Shpërthen në lot nëna e Romeos/‘Djali i vetëm mu zhduk,nga burri u dhunova’

6 Tetor 2021, 17:56

Me prindër të divorcuar dhe i rritur tek dajat e tij, Romeo Beqiri është 22-vjecari, i cili që prej nëntorit te vitit 2020 ka humbur cdo kontakt me familjarët e tij. Në qershor të atij viti, i riu nga fshati Shullaz i Laçit u nis drejt Malit të Zi ilegalisht pa miratimin e askujt, për shkak të vështirësive ekonomike. Ai u kishte treguar familjarëve se kishte nisur punë dhe se jetonte bashkë me dy shokë të tij. Ishte kjo e treat herë që Romeo që emigronte drejt Malit të Zi.Një nga personat që i ka qëndruar gjithnjë afër Romeos është tezja e tij Pranverën, me të cilën kishte marrëdhënie të ngushta. Madje dhe kontaktin e fundit e pati pikërisht me të. Pranvera tregon me detaje nga momenti që nipi nuk i shkroi më e deri në momentin kur ai i bëri bllok, në dhjetor të 2020 duke mbyllur çdo komunikim të mundshëm. Në prill të vitit 2021 familjarët bëjnë denoncimin në polici dhe në qershor të po këtij viti policia i jep lajmin se Romeo ai kishte kaluar kufirin drejt Malit të Zi më 30 mars 2021 me dy shokë Aleksandër Mirashi dhe një djalë tjetër nga Lezha. Tezja ngre dyshimet se nipi I saj mbahet nën presion me frikën se aim und të merret me punë të veprimtari të paligshme.I riu ishte rritur në kushte të vështira ekonomike, nëna e tij Zana Beqiri rrëfen pamundësitë për ta rritur të birin, qoftë edhe për të siguruar bukën e përditshme. Me lot në sy ajo kërkon të mësojë një lajm të mirë për të Romeon, djalin e vetëm. Romeo është djali i vetëm i Shkëlqim dhe Zana Beqirit. Për nënën e jeta nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi ajo konfliktohej shpesh me bashkëshortin derisa në vitin 2019 cifti u divorcu. Si të mos mjaftonte kjo, sot Zana ka humbudr cdo kontakt me të birin duke mbetur e vetme dhe pa përkrahjen e askujt. Një djalë i urtë, i rritur me plot sakrifica dhe me një fëmijëri të vështirë sot Romeo kërkohet në studion e emisionit 'Pa Gjurmë' nga familjarët e tij.