Shqipëri-Greqi, dilemat e paktit detar / Republika e Maqedonisë së Veriut, i ftuar Arben Çejku

14 Qershor 2018, 22:27

I ftuar në studion e Report Tv diplomati Arben Çejku në emisionin “45 minuta” të gazetarit, Denis Minga, foli lidhur me dy çështje aktuale: marrëveshja Shqipëri-Greqi për paktin detar si dhe për çështjen e emrit të Maqedonisë. Çejku theksoi se jemi në një marrëdhënie negocimi me Greqinë përsa i përket çështjes së kufirit detar. Po ashtu diplomati Çejku theksoi se emërtimi i ri i Maqedonisë nuk i prek interesat e shqiptarëve.

Marrëveshja Shqipëri- Greqi është një çështje sensitive, heshtja e Bashës është për të pritur produktin. Unë besoj se opozita do ketë një qëndrim të arsyeshëm. Maxhoranca  pati kohën e nevojshme për të negociuar për këtë marrëveshje. Një marrëveshje e panegociuar me opozitën. Basha ka një lloj heshtje edhe ka bërë mirë për këtë. 

Arben Çejku, diplomat

Programe të tjera

Shiko të gjitha