Shqipëri-Greqi pakti i ri, po Çamëria? i ftuar Shpetim Idrizi

21 Qershor 2018, 19:45

Reagimi i parë për lënien e Çamërisë jashtë marrëveshjes ka ardhur pikërisht nga Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, i ftuar në Report Tv në emisionin “45 minuta” nga gazetari Denis Minga, tha se heqja e ligjit të luftës nuk favorizon Çamërinë, dhe se nga marrëveshjet e arritura Shqipëria i ka dhënë Greqisë 3 koncesione, heqja e ligjit të luftës, zgjerimi i minoriteteve dhe çështja e implementimit të varrezave të ushtarëve grekë të rënë në luftë. Ndësa ne kemi fituar vetëm vulën apustile.

Kryetari i PDIU tha se transparenca e Shqipërisë në lidhje me këtë është pothuajse zero, pra nuk ka asnjë lloj preokupimi nga pala shqiptare për të mbyllur këtë çështje.

Ne jemi duke fol mbi burime dhe arsyetime që padyshim nuk mendoj se ka gjëra ta pavërteta, por ne do të gjejmë burime nga Kotzias ose Cipras. Ajo që më shqetëson është se ka një transparence zero nga Shqipëria, entuziazmi i ministrit të jashtëm. Pra nuk ka një transparencë për gjëra të rëndësishme. Kërkesat e palës greke janë plotësuar të gjitha. Nuk bëhet fjalë të kemi një marrëveshje me kërkesat tona para kërkesave të palës greke, pra nuk ka marrëveshje të  tillë në botë që detyron shqiptarët që kanë lindur në Greqi të ndryshojnë vendlindjen e tyre, pra të ndryshojnë toponimet. E dyta , kam parasysh ligjin për minoritet,i cili është absurd. Me këtë marrëveshje Shqipëria ka dalë me 9 pakica etnike. Shqetësimi i parë formal ka të bëjë fakti që kemi 9 minoritete, por ky koncept është shumë. Përsa i përket asaj që ka ndodh me Greqinë, është zgjerimi i zonave minoritare.  

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi