Shumica në kuvend, opozita në protesta, i ftuar Taulant Balla

9 Mars 2019, 10:21

TIRANE - Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, tha në "Report Tv" se dy letër porosi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Skocia, kanë mbërritur në Prokurorinë Shqiptare sa i përket një hetimi që po kryhet në të paktën tre shtete sipas tij, ndaj Lulzim Bashës për çështjen e lobimit rus në financimit e fushatës elektroale të PD-së nëzgjedhjet parlamentare të 2017-ës. 

I ftuar në emisionin '45 minuta' në Report Tv, deputeti socialist tha se janë duke u kryer hetime në SHBA, Skoci dhe në ishujt Belize.

"Prej 16 shkurtit transmetohet direkt nga protesta apo selia e PD për televizionin shtetëror rus, nuk di se sa rëndësi paska për qeverinë ruse zyrtare, median zyrtare ruse, protesta e opozitës në Shqipëri. Ka pasur një akuzë, unë kam qenë i drejtpërdrejtë asokohe, në emër të PS-së, për një skenë financimi të dyshimtë me shumë para 650 mijë dollarë, në interes të Bashës, në dëm të Shqipërisë. Një akuzë që sot është në hetim, dhe për shkak se është në hetim kam mbyllur gojën për të pritur rezultatet e hetimit.