Deputeti i Partisë Demokratike, Nard Ndoka ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin '45 minuta" të gazetarit Denis Minga në Report Tv ku foli rreth klimës së protestës së opozitës së bashkuar që pritet të mbahet 16 shkurt.
Teksa ka komentuar deklaratën e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se kjo protestë do të jetë masive deputeti Ndoka foli rreth natyrës së kësaj proteste se qytetarët e kanë humbur besimin dhe shpresën tek kjo qeveri e cila sipas tij ka dështuar në rolin e saj udhëheqës. Deputeti Nard Ndoka u shpreh i bindur se është krijuar një klimë dhe nivel i lartë pakënaqësie e qytetarëve të vendit por nuk është e sigurt se çfarë do të sjellë kjo protestë, pasi do të jenë ata që do të vendosin.
Bëhet fjalë për një protestë që i ka kaluar përmasat e veta politike. Është një akumulim pakënaqësie e qytetarëve dhe protesta dhe e vetmja menyre per ta penguar kete qeveri per taksat ndaj qytetareve dhe të gjithë keqqeverisjen që ka ushtruar deri më tani është protesta. Protestat kanë treguar që janë vërtet efektive dhe kur ke një kaos të drejtë, ajo fiton gjithmonë. Qytetarët e kanë kuptuar që kjo qeveri ka dështuar , e vetmja mënyrë për të frenuar në keqqeverisje, në keqadministrimin e fondeve publike është protesta . Keqqeverisja ka ardhur duke u trashur, qeveria e Kryeministrit Edi Rama jo vetëm nuk është treguar tolerante dhe bashkëpunuese dhe nga nismat e veta, ka rritur arrogancën e vet ndaj qytetarëve. Kemi rastin e studentëve që i dhanë një mësim politikës , që tregon se protesta është nje institucion që sot ka rëndësi. Është abuzuar për hir të së vërtetës në shumë raste, me natyrën e protestave nga politika. Edhe vete z. Basha është kritikuar për mënyrën sesi e ka drejtuar politikbërjen e tij. Problemi i standarteve dhe ngritja e një komisioni për reformën zgjedhore, nuk ka patur një vullnet nga ana e maxhorancës në këtë rast nuk është bërë deri më tani asgje dhe e gjitha çfarë deklarohet nga ana e maxhorancës deri më tani për reformën zgjedhore është demagogji.