Si ndikojnë ushqimet në bukurinë tonë ?

2 Nëntor 2018, 11:21

Një varëse me perla mbetet gjithnjë në modë dhe padyshim aksesorë që kurrë nuk i ikën koha. Janë gurë të çmuar që shërbejnë për të na bërë të dukemi elegante dhe të bukura. Por ajo që mbase nuk dini është se perlat edhe mund të konsumohen pasi konsiderohen një superushqim që ndikon drejtpërdrejtë në shëndet dhe në bukurinë fizike, për shkak të një enzime të veçantë që ato prodhojnë. Nutricionistja Diola Dosti Baftiu, e ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV foli pikërisht për “sekretin” e bukurisë së perandorëve të lashtë kinezë, perlën.

Një informacion shumë interesant është që perandorët në Kinën e lashtë konsumonin perla. Perlat kanë një funksion shumë interesant sepse ato nxisin prodhimin e një lloj kimikati superoksid-mytaza që prodhohet vetë nga organizmi ynë, e prodhojnë të gjithë ata individë që edhe pse pijnë cigare apo kushqehen keq duken mirë, pra trupi i tyre prodhon këtë lloj enzime më shumë se c'duhet. Perlat me përmbajtjen e lartë të kalciumit që është lehtësisht i tretshëm për aparatin tonë dhe shkon direkt tek dhëmbët apo kockat është një lloj kolagjeni human.

Diola Dosti Baftiu , Nutricioniste

Natyrisht, që të jeni të bukur, nuk do të thotë se duhet të merrni varësen me perla që keni në shtëpi dhe ti hani njëra pas tjetrës çdo mëngjes. Perlat që konsumohen si super-ushqim, janë në fakt në formën e pluhurit dhe nutricionistja Diola Dosti Baftiu shpjegoi gjatë bisedës në studio, edhe se me çfarë mund të shoqërohen ato.

Programe të tjera