Nga një ngjarje e rëndë, që ndodhi në fshatin Orqushe të Gostivarit në Maqedoninë e Veriut, ku u përfshinë katër të rinj shqiptarë nga veriu i shqipërisë, mbeti i vdekur një prej tyre. Mëngjesin e datës 15 maj të vitit 1997, në ditën e tij të lindjes, Adrian Lika mbeti i vrarë pas një breshërie plumbash shtënë në drejtim të shqiptarëve nga policia maqedonase. Periudhën e trazirave që kishin shpërthyer në Shqipëri, në vitin e mbrapshtë të 1997 më 10 maj i riu nga Dibra e Madhe sëbashku me djalin e tezes Gazmirin dhe shokun e tyre Vehbi Leka kaluan kufirin maqedonas. Tre të rinjtë po drekonin në një lëndinë, kur pasi Adrian Lika ngrihet në këmbë, 10 metër larg tij vërshojn një breshëri plumbash. Pas humbjes së të birit, babai Demir Lika 5 ditë e 5 netë në kullën ku kishte rënë morti priste trupin e pajetë të djalit 20-vjeçar. Famija pagoi edhe 3000 marka gjermane për të tërhequr trupin e pajetë. Dy dëshmitarët okularë, Gazmir Lleshi dhe Vehbi Leka dëshmuan me detaje ngjajen, në seancat gjyqësore, ndërsa ende edhe sot familja Lika nuk ka gjetur drejtësi. Sipas dëshmive të asokohe, në këtë ngjarje ishin përfshirë dy policë maqedonas dhe një tjetër shqiptar. Madje një nga dy dëshmitarët pati deklaruar se e kishte njohur policin që kishte qëlluar në drejtim të Ardianit. Shtypi Maqedonas në atë kohë e cilësoi këtë si “ngjarje që nuk i shërbente miqësisë mes dy shteteve”. Shteti fqinj e mohoi këtë ngjarje dhe në përgjigjen e datës 8 gusht 2019, pas kërkesave bërë nga familja, shkruhej e zezë në bardhë se kjo ngjarje nuk kishte ndodhur në Gostivar dhe se nuk ishte regjistruar nga policia vendase. Me një dosje voluminoze, ece jaket e familjarëve kanë qenë të vazhdueshme në përpjekje për të zbardhur vrasjen e Ardian Likës, e cila sot e kësaj dite mbetet mister. Babai 75-vjeçar Demir Lika ka trokitur në shumë dyer institucionesh për të kërkuar drejtësi, por nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare. Referuar mediave në shkrimet e vitit 1997, thihej se kjo ishte e dyta ngjarje në pak kohë, që ndodhte në territorin maqedonas, pas incidentit të ndodhur më një tjetër shqiptar, ku nga një shkëmbi zjarri mes patrullën ushtarake maqedonase mbetën të plagosur dy ushtarë. Një kohë në të cilën mediat raportonin mbi ndalimin e dhjetra shqiptarëve, të cilët kalonin ilegalisht kufirin në Maqedoninë e Veriut, disa prej të cilëve me destinacion Greqinë.
Skandal me dibranin/E vranë ditën e lindjes fshihet dosja e krimit në Gjykatë
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| “Më ke tradhtuar me gjithë burrat e fshatit”/ Përplasje e fortë mes burrit dhe gruas
9 Prill, 17:39 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Fuste në krevat kunatën, mua më dëbonte’/Habit gruaja: 20 vite martesë ishim tre
8 Prill, 18:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Sëmundja më la në karrige me rrota,nusja më dëboi’/Prek i riu:Betejën do ta vazhdoj vetëm
7 Prill, 18:01 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| U zhduk prej 2 muajsh, gjendet adoleshenti në Durrës/Prindërit mesazh: Kthehu në shtëpi!
6 Prill, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|U nis për në shkollë dhe u zhduk! Motra:Dyshoj se një shtetas italian ma rrëmbeu vëllanë
3 Prill, 18:05 -
Emisioni i plotë l Pa Gjurmë feston 2 Prillin me fëmijët me spektrin autizëm/Dëshira e tyre: Duam të këndojmë me Noizyn
2 Prill, 18:47 -
Ekskluzive në Pa Gjurme-A është Lirije Pjeci gjallë?/ Pas 31 vitesh mbërrin një foto nga Milano
1 Prill, 18:25 -
Pa Gjurme-‘U nis drejt Greqisë, pas telefonatës së parë u zhduk’/Babai:Dyshoj më të keqen për djalin
31 Mars, 18:28 -
Emision i plotë 'Pa Gjurme'| E vr*va për të mbrojtur nderin tim’/Nëna e tre fëmijëve:Jemi në hasmëri, jetojmë me frikë
30 Mars, 18:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘La sportin dhe përfundoi në psikiatri’/Vëllai:Almiri ishte me medalje ari, u zhduk nga…
27 Mars, 18:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'- Pas 31 vitesh del fotoja e dyshuar e Jonuz Lugës/Gjyshja:E rrëmbyen dhe e shitën në Greqi
26 Mars, 19:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Historia e fëmijës së humbur në Fier/Flet babai: Dyshoj se e kam ende gjallë!
25 Mars, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Mori djalin dhe u zhduk pas vdekjes së burrit’/Nipi: Dua të zbuloj çfarë i ndodhi tezes
24 Mars, 19:09 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| Kush është vajza që endet në Londër? / Flet Bukurie Veizi: Më thonë që është Bleona ime!
23 Mars, 17:41 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Nëna i braktisi dhe u zhduk’ / Fati i dy fëmijëve, gjyshja: As me bukë nuk i ngop dot
20 Mars, 18:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Sekreti që nëna mori në varr/ 'Pa Gjurmë' ribashkon motrat me vëllanë pas 48 vitesh
19 Mars, 17:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' |‘Më mbante me magji, s’e doja si burrë’/Përplasja e çiftit:Djali në spital, ti më kërkoje…
18 Mars, 17:59 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Për para, vjehrra më kërkoi të shkoja me të tjerë’/ Nusja: Kur refuzova, më dëbuan
17 Mars, 17:49 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| Vetëhelmimi i 25 vjeçares/ Çarë fshihet pas vdekjes së Xhuana Nikollës?
16 Mars, 18:56 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' | "Kam ikur nga shtëpia,po më detyrojnë’/Përballja e fqinjëve:Na shqetëson dhe na denoncon”
13 Mars, 18:18
