Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës! Ndeshja rinis pas 30 minutash me tribunën bosh

19 Dhjetor, 22:08 | Përditesimi: 19 Dhjetor, 22:08

Ndeshja e Superligës mes Flamurtarit dhe Teutës në stadiumin e Vlorës u ndërpre në minutën e 69-të, kur disa tifozë vendas kapërcyen gardhet rrethuese të tribunës përballë dhe u përleshën me disa futbollistë të Teutës.

Në fushë pati tension të shtuar dhe ndeshja u ndërpre për afro 30 minuta, me policinë që mori nën kontroll situatën.

Për shumë minuta arbitri Eldorian Hamiti u vendos në dhomat e zhveshjes dhe kushti për të rinisur sfidën edhe sipas delegatit të ndeshjes, ishte zbrazja e tribunës përballë nga tifozët.

I.M/Shqiptarja.com