Sodanik korçar, fergesë me mëlçi viçi dhe omëletë me kërpudha / Pjesa e parë

Receta e parë : Sodanik

Përbërësit:

3 kokrra vezë

1 filxhan çaji sheqer (150 gr)

1 filxhan çaji kos (150 gr)

100 gr gjalp ambienti

250 gr miell misri

50 gr miell gruri

1 lugë kafeje sodë

½ lugë kafeje pluhur pjekës

Kripë

Përgatitja:

Në një tas vendosim 3 kokrra vezë të plota , i rrahim ato duke shtuar sheqerin. Sapo sheqeri të tretet shtojmë kosin. E trazojmë mirë duke shtuar më pas gjalpin e temperaturës së ambientit, pak vanilje dhe pak kripë. Në një tas përziejmë miellin e misrit me miellin e grurit , sodën e bukës dhe pluhurin pjekës. Shtojmë më pas miellin e përzier gradualisht në tasin me vezë, sheqer dhe kos. E trazojmë vazhdimisht me lugë druri derisa në fund të na formohet një masë e lidhur si brumë keku. Lyejmë një tavë me pak gjalp dhe nivelojmë mirë brumin e sodanikut dhe më pas e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 180ºC për 30 minuta.

Programe të tjera

Shiko të gjitha