Sopranoja Ramona Tullumani dhe producenti klasik Edmond Tullumani rrëfejnë marrëdhënien e ngushtë atë e bijë

23 Tetor 2018, 16:01

Sot është një prej sopranove më të famshme shqiptare, e si të tillë Ramona Tullumanin e kemi menduar gjithnjë me një profil të ëmbël e serioz. Në fakt Ramona ka qenë një fëmijë shumë çapkën. Këtë e pohon vetë babi i saj, producenti Edmon Tullumani nga studio e emisionit “Rreze Dielli” në Report Tv. Së bashku me Ramonën ata treguan edhe marrëdhënien e veçantë midis tyre  e cila është bërë më e fortë duke qenë se atë e bijë janë që të dy në fushën e artit.

Janë ato momentet e para që unë kam qenë në thonjëza një lloj diktatori. Ramona ka qenë shumë e praptë. Ne kishim shtëpi private dhe anash kishim pemë. Kur dilnim e kërkonim, nuk vinte nga dera siç vinin të gjithë por hipte nga disa hekura nëpër pemë dhe pastaj ngjitej në ballkon. Ndonjëherë e gjeja me kokën poshtë dhe këmbët lartë dhe tundej. Më pas kur ishte 5 vjeç filloi pianon dhe aty filloi të kufizohej pak.