Speca turshi nga zonja Albana

19 Janar 2023, 11:25

Speca turshi

Përbërësit:

  • 2 kg speca të kuq
  • 6 thelpinj hudhër
  • 20 kokrra piper i zi
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 500 ml uthull
  • 1 litër ujë
  • 1 lgj kripë
  • ½ lgj sheqer
  • 4-5 gjethe dafine
  • 1 tufë majdanoz

Përgatitja:

Lajmë dhe thajmë specat dhe i pastrojmë nga bishtat dhe farat. Në një tenxhere shtojmë uthullën e mollës, ujin, kripën dhe sheqerin. Sapo uji të vlojë shtojmë specat pjesë-pjesë që të ketë hapësirë. I lemë rreth 15 sekonda në çdo krahë.  Pastrojmë hudhrat i shtojmë tek turshitë së bashku me dafinën, kokrrat e piperit dhe majdanozin. I mbyllim në një kavanoz hermetikisht. Pasi të ftohen kavanozat i kthejmë përmbys.