Strudel i kripur me gorgonzola, rukola dhe speck nga zonja Albana

30 Nëntor 2022, 10:43

Strudel i kripur me gorgonzola, rukola dhe speck

Përbërësit:

  • 200 gr petë sfoljatë
  • 150 gr gorgonzola
  • 1 tufë rukola
  • 8 feta speck
  • 4 feta djathë asiago

Përgatitja:

Hapim petën sfoljatë mbi tryezën e punës duke e spërkatur me pak miell. Lyejmë sipërfaqen me djathë gorgonzola, më pas vendosim proshutën speck, rukolën dhe në fund fetat e djathit asiago. E mbështjellim role dhe e vendosim të piqet në furrë për 15 minuta në 180 gradë Celsius.