Strukturime të thella politiko-ekonomike, Meri Gjini: Ja parashikimi i yjeve për 2020! Shenja më me fat...

3 Janar 2020, 13:19

Dashi: Do të jeni protagonistët e 6 mujorit të dytë të 2020. Do të keni vitin tuaj të projektimit më të lartë të karrierës suaj, duke bërë që në fund të 2020 të keni zhvillime të mëdha në drejtim të punës e statusit tuaj.  Por kjo jo detyrimisht do të lidhet me një menaxhim të mirë të ekonomisë suaj. Në zgjedhjet në raport me dashurinë do të jeni të çuditshëm në raport për të tjerët, por pavarësisht se karriera është e rëndësishme, familja duhet të ketë vëmendjen tuaj. Përsa I përket shëndetit, do të jenë të ‘plotfuqishëm’ por duhet të bëni kujdes në gjëra të vogla.

Demi: Do ju duhet të mendoni çfarë ndryshimesh do të bëni këtë vit! Për ju që do të riskoni, do të merrni më të mirën në çështjet ekonomike. Shumë prej jush I keni bërë lëvizjet, port ë tjerë prej jush duhet të ndërmerrni veprime nga marsi deri në maj, për ndryshime në jetën tuaj. Ky mund të jetë vit I mirë për ata që do ristrukturojnë punën. Urani hap mundësinë që të keni një restart të mbarë. Në dashuri do t’I keni punët mirë. Do të keni lehtësi të shijoni emocionet e bukura pothuajse në të gjithë vitin. Përsa I përket shëndetit, duhet të mos neglizhoni lëvizjen. Mundohuni të bëni një jetesë më të shëndetshme

Binjakët: Do të eksperimentoni me pjesën e punës. Keni shance për punë afatshkurtra port ë mirëpaguara. Nuk jeni në fazën tuaj më të mirë, kjo fazë do të largohet plotësisht në dhjetor të 2020. Eksperimentimi professional do ju bëjë të jeni në pikat tuaja më të larta të humorit. Në aspektin ekonomik, do ju duhet të keni një mbështetje ekonomike deri në mars. Përsa I përket shëndetit, do të mbyllni të gjitha problemet shëndetësore që ju kanë shqetësuar. Nëse nuk keni patur probleme, do të ishte mirë të bëni një check-up, me qëllim që deri në mars të keni rregulluar gjërat e vogla që mund të keni nëvojë për ti kuruar. Është një vit entuziast dhe në pjesën e raporteve personale në dashuri.

Gaforrja: Do të këni përballë gjatë gjithë vitit planetin e fatit. Do të merrni lajme shumë të gëzuara përsa I përket marrëdhënieve familjare, dhe po njësoj edhe në ekonomi. Ndërkohë përsa i përket karrierës, duhet të mirëorganizoheni. Nuk ka vend për hapa apo lëvizje të pamenduar. Planeti I fatit do ju  ndihmojë. Me shëndetin do t’ju duhet të merreni pak, nuk do të kemi probleme të mëdha. Ndjesia juaj do jetë që mund të bëni çfarë të doni, por duhet të ulni ritmin që të rezultojë një vit I suksesshëm.

Luani: Duhet të punoni nga fillimi I vitit deri në mars, dhe nga shtatori deri në dhjetor. Do ju duhet të merrni përgjegjësi të mëdha. Kujdesi me fizikun do ju bëjë të shqetësoheni pak. Ajo që do ju japë ngjyrosje shumë të mirë janë mënyra si do të ndiheni në raportet personale.

Virgjëresha: Dhe për ju mund të rezultojë viti juaj 2020. Ajo që do të shijoni më shumë është dashuria. Do të merreni shumë me jetën personale ku do keni qëndrueshmëri. Ana ekonomike nuk do të jetë pjesë shqetësimi. Duket sikur karriera juaj është e qëndrueshme. Ndryshimet e mëdha do ti ndjeni pas 2 vitesh. Nuk do të keni probleme të mëdha dhe në shëndet, mjafton që të përqëndroheni për të bërë një jetë të shëndetshme.

Peshorja: Cështjet që I përkasin familjes janë ngërci juaj për 2020. Për ju që jeni mësuar të bashkëpunoni pa dashur të jeni në qendër të vëmëndjes, do keni një vit shumë të ngrohtë. Përpiquni të jeni diku në mes. Nuk është momenti për të bërë investime të mëdha. Bëni kujdes me blerjet e shtrenjta. Pika juaj e fortë është shëndeti, kujdes duhet të bëni vetëm nga fundi I marsit me viruse të ndryshme të stinës.

Akrepi: Do keni zhvillime të rëndësishme në karrierë për të 3-tin vit radhazi. Do ta gjeni veten shpesh në qendër të vëmendjes duke marrë vlerësime maksimale. Duket sikur do shpenzoni shumë, por nëse dini ta menaxhoni, nuk do të keni vështirësi ekonomike. Me pjesën e dashurisë, do të keni mundësi shumë të mira, përvec verës, që nuk do të jetë pika juaj e fortë në këtë aspect. Do të keni probleme të vogla shëndetësore rreth gushtit.

Shigjetari: Në pjesën e karrierës duket sikur keni qëndrueshmëri, gjithashtu edhe në pjesën e financave. Jeta personale, emocionale, është pika e fortë këtë vit. Beqarët, fundi I vitit duket sikur do t’I gjejë çift. Do të detyroheni ta kujtoni dashurinë për ta vendosur në vijë të drejtë që prej janarit. Do të duhet të zgjidhni problematikat që keni lënë përgjysmë.

Bricjapi: Ky është viti I bricjapit! Është një vit serioz për ju. Duhet të merrni iniciativa. Duhet të kapeni pas optimizmit dhe në fund të vitit do të keni bërë hapa të rëndësishme. Do të shpërbleheni për durimin që keni treguar. Në ekonomi e karrierë do të ristrukturoni një rrugë të ‘mirëthemeluar’. Momente me vështirësi ekonomike do keni pak. Duket sikur qëndrueshmëria në dashuri do të jetë ajo që kërkoni dhe do ju karakterizojë.

Ujori: Vlerësimin dhe potencialin tuaj do ta kuptoni këtë vit, edhe pse 2020 do të jetë eksperimental si vit. Ddo të këni maksimumin e produktivitetit. Edhe ekonomia do të ketë momente shumë të mira. Nuk do të keni mungesa në ekonomi dhe strese. Në pjesën emocionale ky do të jetë një vit ‘fluid’.

Peshqit: Do të plotësoni pritshmëritë e 2019 duke filluar nga janari. Do keni benefite të mira me ekonominë. Nuk shquheni për menaxhim të ekonomisë, por do keni mundësi të mernni maksimumin në dashuri. Jeni një nga shenjat që favorizoheni në aspektin e ndjenjave të bukura. Kujdes duhet të tregoni pak në shëndet.