Studentja e Drejtësisë: ‘Për shkak të pandemisë, e kemi të pamundur pagesën e plotë të tarifës së studimit'

30 Shtator 2020, 12:19 | Përditesimi i fundit: 2020-09-30 12:20:36

Studentët e Universitetit të Juridikut kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me pagesën e tarifës studentore per vitin akademik 2019-2020. Ata shprehen se e kanë të pamundur të paguajnë tarifën sepse familjet janë pa punë dhe kriza ka prekur edhe ekonominë e tyre. Përveç tarifës për shkollën, studentët kërkojnë edhe përgjysmimin e pagesës për konviktet. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ishin të ftuar disa studentë, Marash Logu ishte një ndër to, i cili ngriti një sërë problematikash që kanë prekur arsimin shqiptar dhe që po ndikojnë tek studentët ku kryesore mbetet përgjysmimi i tarifave duke u shprehur se ka disa arsye që kanë cuar në këtë ‘revoltë’: 
‘’ Gjendja e pandemisë Covid-19 nga periudha e marsit deri në qershor e bllokoi të gjithë aktivitetin e shoqërisë , të gjitha bizneset ose reduktuan aktivitet e tyre ose u mbyllën dhe kjo solli një sërë vështirësish për familjet shqiptare, vështirësitë ekonomike që ka sjell pandemia në familjet shqiptare janë të njohura për këdo, reduktimi i vendeve të punës, disa u larguan nga puna, reduktimi i të ardhurave dhe sigurisht nëqoftëse familjet shqiptare preken do të preken edhe studentët sepse janë pjesë e këtyre familjeve, pra gjendja ekonomike është shkakui parë përse universitetet publike në bashkëpunim me ministrinë e arsimit duhet të rishikonin çështjen e tarifave. Së dyti studentët e masterit e filluan vitin akademik me vonesë, në datën 15 Nëntor, vetëm pak ditë më pas ishin tërmetet e 26 Nëntor që e ndërprenë universitetin për dy javë, më pas ishin pushimet e fundi vitit dhe praktikisht studentët e masterit kaë bërë mësim vetëm në periudhën janar-shkurt, kanë frekuentuar univerisitetin vetëm dy muaj….Disa nga prindërit e studentëve kanë humbur vendet e punës por edhe vet studentët të cilët duhet të ndihmojnë familjen me punën që bëjnë kanë humbur vendet e punës ‘’ tha studenti Marash Logu, ndërsa rreshtoi edhe disa arsye të tjera përse duhet përgjysmuar tarifa në Univerisitet publike.

Në një lidhje skype në studion e ‘’ Rreze Diellit’’ ishin edhe disa studentë të tjerë të Fakultetit të Drejtësisë’’ të cilët u shprehen se arsyeja kryesore përse nuk mund ta paguajnë këtë tarifë është kriza ekonomike e krijuar nga Covid-19. Studentja Esmeralda Dida u shpreh se në familjen e saj janë 3 studentë dhe e kanë të pamundur pagesën e plotë të tarifës. 
‘’ Gjatë periudhës së pandemisë një prej prindërve të mi, ka humbur vendin e tij të punës dhe rrjedhimisht nuk kemi pasur të ardhura të njëjta si vitin e kaluar. Për më tepër që në familjen tonë ne jemi tre student që ndjekim studimet, kështu që për të mbuluar kostot për secilin prej nesh,është akoma më e vështirë për ta, nga ana tjetër është edhe shërbimi që na është ofruar unë si student e masterit kam zhvilluar mësim në auditore në periudhën e janarit dhe shkurtit’’ u shpreh ajo.