Sula në ‘Kontrast’: Nuk e njoh Bashën si kryetar, vendimin e KQZ e çojmë në KAS! Ristani: Celibashi sot në pozitë të vështirë, shkak kapja e gjykatave nga Rama

9 Mars 2023, 19:50

Deputeti demokrat Dash Sula i ftuar në Report Tv tha se nuk e njeh më Bashën as si firmëtar dhe as si kryetar dhe sipas tij do ishte një budallëk nëse Basha do të firmoste. Sula tha se vendimin që do të marrë KQZ pasi të kalojë 48 orarëshi që u është lënë afat për firmën, do ta apelojnë në KAS.