Supa e pashait me mish pule nga zonja Albana

20 Nëntor 2023, 12:19

Supa e Pashait me mish pule

Përbërësit:

  • 400 gr mish pule
  • 2 lgj gjalpë
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 3 lgj miell
  • 250 ml qumësht
  • Lëng mish pule
  • Kripë, piper i zi
  • 1 të verdhë veze
  • 1 lëng limoni
  • Fruta të thata – arra, lajthi
  • Majdanoz

Përgatitja:

Ziejmë mishin e pulës. Në një tenxhere shtojmë gjalpë dhe më pas miellin. E kaurdisim derisa të zverdhet, shtojmë qumësht dhe më pas buljon mishi. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe shtojmë mishin e pulës që kemi zierë.

Në një enë rrahim të verdhën e vezës me lëngun e një limoni, e shtojmë tek supa. Kaurdisim arrat, lajthitë apo bajamet e shtypura dhe ia shtojmë supës bashkë me majdanozin. Në fund e spërkasim me pak piper të zi.