Supë elbi me speca, një pjatë e thjeshtë por e rafinuar nga zonja Albana

7 Shkurt 2023, 11:13

Supë elbi me speca, një pjatë e thjeshtë por e rafinuar
Përbërësit:

  • 240 gr elb
  • 2 speca të kuq
  • ½ qepë të thatë
  • Trumzë
  • Kaperi 
  • Lëng perimesh sipas shijes
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër
  • Kripë, piper i zi
  • Gjalpë për shije   

Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim pak vaj ulliri, më pas shtojmë qepën e prerë në shirita dhe e skuqim për disa minuta në zjarr të fortë. Presim specat (pasi kemi larguar farat) në kubikë dhe i shtojmë në tenxhere. I rregullojmë me kripë dhe piper dhe i skuqim për 4-5 minuta në zjarr të fortë. Shtojmë pak buljon (lëng perimesh) dhe i gatuajmë derisa të zbuten. Fikim zjarrin dhe e kalojmë masën në blender, i përziejmë dhe kujdesemi që salca të ruajë ngrohtësinë. 
Elbin e shpëlajmë në ujë, e thajmë dhe e vendosim në një tenxhere të nxehtë, e skuqim për disa minuta, më pas hedhim sipër lëngun e perimeve dhe salcën krem të specave. E gatuajmë si një rizoto, duke shtuar herë pas here lëng perimesh. Në fund të gatimit, shtojmë 1 lugë gjalpë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e shërbejmë me pak kaperi sipër.