Supe krem fasule nga zonja Albana

1 Dhjetor 2022, 11:02

Supe krem fasule

Përbërësit:

  • Fasule të ziera
  • Karrotë
  • Limon
  • Majdanoz
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim me pak vaj ulliri një karrotë të grirë imët. Shtojmë tek karrota fasulet e ziera së bashku me pak nga lëngu i zierjes së tyre. Vazhdojmë trazimin për pak minuta duke rregulluar dhe shijen me kripë dhe piper. E kalojmë të gjithë masën në blender ku shtojmë dhe pak majdanoz. E kthejmë supën në krem dhe e vendosim përsëri në zjarr sa të marrë një valë të lehtë.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha