Supë me hithra nga zonja Albana

25 Janar 2023, 11:39

Supë me hithra

Përbërësit:

  • 1 qepë
  • 1 patate
  • 1 karrotë
  • 1 dorë hithra
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 lgj vaj ulliri
  • 1 litër ujë
  • 4 lgj pana
  • Kripë, piper

Pëgatitja:

Qepën e prerë hollë e kaurdisim në gjalpë duke e spërkatur me pak kripë. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë pataten dhe karrotën të prerë në kubikë. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta dhe më pas shtojmë ujë dhe i lemë perimet të ziejnë. Në 10 minutëshin e fundit shtojmë hithrat e lara mirë. Në fund e kalojmë supën në frulim duke shtuar pak pana, kripë dhe piper të zi. Supën e servirim menjëherë të ngrohtë shoqëruar me pak bukë të thekur.