Supë me krahë pule nga zonja Albana

9 Dhjetor 2022, 12:50

Supë me krahë pule

Përbërësit:

  • 200-300 gr krahë pule
  • 1 karrotë
  • 2 lgj salcë domate
  • 1 lugë ajkë
  • 1 vezë
  • Majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Grijmë një karrotë në rende dhe e vendosim të ziejë së bashku me krahët e pulës në 1.5 litër ujë me kripë. Pasi mishi i pulës ka zjerë e pastrojmë nga kockat dhe e ndajmë në copa të vogla. E vendosim përsëri në tenxhere duke shtuar salcën e domates. Sapo supa të fillojë të marrë valë rrahim një vezë me pak ajkë dhe presim supën. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e servirim të ngrohtë spërkatur me majdanoz.