Supë me qiqra dhe lakër të zezë, recetë e nxehtë dhe e shijshme nga zonja Albana

31 Janar 2023, 11:51 | Përditesimi i fundit: 2023-01-31 11:53:54

Supë me qiqra dhe lakër të zezë

200 gr qiqra

600 gr lakër e zezë

1 karotë

1 qepë

1 degë selino

1 lgj koncentrat domate

Buljon perimesh

Djathë parmixhano

Bishta qepësh

Vaj ulliri ekstra të virgjër

Kripë, piper

Prisni imët selinon, karotën dhe qepën ndërkohë që ngrohni një tenxhere në zjarr mesatar me 4 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër. Lakrën e zezë e lani dhe pastroni duke hequr pjesën e fortë në qendër të secilës fletë, ndërkohë përbërësit e grirë i kaloni në tenxhere dhe kaurdisini për disa minuta derisa perimet të fillojnë të zbuten duke shtuar dhe pak ujë nëse është nevoja. Prisni lakrën e zezë në rripa rreth 2 centimetra dhe mbajeni mënjanë derisa baza e selinos, qepës dhe karotave të thahet mirë dhe të skuqet. I kalojmë shiritat e lakrës së zezë në tenxhere dhe i skuqim për 3 minuta duke i përzier shpesh. Kullojeni ujin nga qiqrat e ziera paraprakisht duke përdorur një sitë rrjete të imët. I shtojmë qiqrat në tenxheren me perime dhe lakër të zezë dhe ulim zjarrin. I trazojmë lehte duke shtuar dy garuzhde buljon perimesh të nxehtë, 1 lugë salcë koncentrat domate, kripë dhe piper të zi. Vendosim kapakun dhe e lemë supën të gatuhet për rreth 20 minuta duke e përzier herë pas here. Supën e servirim të ngrohtë spërkatur me pak bishta qepësh dhe djathë parmixhano.