Supë me qiqra nga zonja Albana

7 Dhjetor 2022, 12:21

Supë me qiqra nga zonja Albana

Përbërësit:

1 qepë

1 thelpi hudhër

2 karrota

2 kunguj

1 patate

2 degë selino

300 gr qiqra

100 gr pançetë

Kripë, piper

Vaj ulliri

Crackers

Përgatitja:

Fillimisht kemi vendosur qiqrat në ujë një natë më parë ose dhe mund t’i ziejmë paraprakisht. Presim qepën në shkopinj ndërsa perimet e tjera në kubikë të vegjël. Nisim gatimiun e supës duke kaurdisur fillimisht qepën me vaj ulliri të cilin e kemi aromatizuar më parë me një thelpi hudhër. Më pas shtojmë me rradhë sipas fortësisë perimet e tjera. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta duke shtuar dhe pançetën e prerë në copëza. Shtojmë qiqrat dhe buljonin (ose ujë) derisa të mbulohen të gjithë përbërësit. Vendosim kapakun dhe e lemë supën të ziejë në temperaturë mesatare. Nga fundi i proçesit të gatimit shtojmë kungujt, rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Supën e servirim të ngrohtë, vendosim crackers-at dhe e spërkasim me pak vaj ulliri dhe piper.