Maturantët dizenjojnë e prodhojnë lodra për fëmijët me aftësi të veçanta. Në bashkëpunim me psikologë e logopedë kanë sjellë disa lodra që zhvillojnë shprehitë motorike e sociale të fëmijëve.
Në studion e “Rreze Dielli” për të folur për këtë nismë Orilda Kalami, mësuese dhe dy gjimnazistë Erlisa Demneri dhe Imad Hoxha.
Gjatë rritjes së një fëmije me aftësi ndryshe ose me një gjendje të ndërlikuar mjekësore, këshillohet të fitohet një mendësi e re përsa i përket nxitjes së zhvillimit të fëmijëve dhe gjetjes së mjeteve të duhura për ta mbështetur atë. Loja me lodra është një aspekt thelbësor i zhvillimit të fëmijëve, dhe mund të ndikojë në formimin e aftësive bazë. Megjithatë, ekziston një mospërputhje mes popullatës së fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe mundësisë së gjetjes së lodrave specifike për t'i trajtuar këto sëmundje. Duke konsideruar dhe analizuar këtë problem në rritje, maturantët e gjimnazeve të Tiranës kanë vendosur të dizenjojnë dhe prodhojnë lodra për fëmijët me aftësi të veçanta.