Takimi i opozitës me presidentin, i ftuar Dashamir Shehi

2 Maj 2019, 15:36

Teksa ndërkombëtarët e kanë cilësuar djegien e mandateve nga opozita si një vendim të nxituar i pa vlefshëm për demokracinë, kreu i LZHK, Dashamir Shehu e lexon ndryshe. I ftuar në studion e Report Tv, në "45 minuta" përballë gazetarit Denis Minga, Shehi e ka cilësuar si një sukses, madje ai e ka cilësuar si arritjen e vetme të kryedemokratit Basha.

"Ne nuk duam të hyjmë në sistem politik. E quajmë sukses që kemi dalë nga parlamenti. Nëse do i përmblidhja një sukses zotit Basha është ky vendim ekstrem për të dalë nga parlamenti", tha Shehi në Report Tv.

'Bindja Demokratike', Shehi: Pse pritën që të dilte PD, që të krijonin parti?
Shehi është ndalur të flasë edhe për krijimin e partisë 'Bindja Demokratke'. Ndryshe nga kolegët e tij, Shehi tha se i uron "mirë se ardhje", por nuk është dakord me kohën kur kjo parti shpalli krijimin e saj.

"Uroj që t'i shtojë spektrit opozitar një imazh më shumë, një kontribut më shumë. Nga kjo pikëpamje, i them "mirë se vini", ndryshe nga kolegët e mi që e anatamojnë. Do jenë opozitar apo jo? E vërteton koha. Dita që e shpallën nuk është shumë e këndëshme...ditën që del PD, hyn këto. Më e besueshme do ishte nëse do e kishin shpalllur më herët, që shqiptarët ta kishin marrë me kohë vesh se cili është programi i tyre", tha Shehi.