Receta e ditës - Tavë me çur dhe qepë/Sallatë me thjerrëza dhe panxhar/Brusketa me avokado dhe karkaleca / Pjesa e parë

1 Janar 2019, 10:36 | Përditesimi i fundit: 2019-01-08 08:26:09

Receta e parë: Tavë me çur dhe qepë

Përbërësit:

1 gjel  3-4 kg

2 kg qepë

1 filxhan çaji oriz

Kripë dhe piper i zi

Vaj, 100 gr gjalp

Përgatitja:

Marinojmë gjelin me kripë, piper, gjalp, vaj, lëng limoni dhe 1 thelpi hudhër. Në një tas vendosim gjalp, kripë, piper dhe i përziejmë së bashku. Vendosim në barkun e gjelit 1/2 qepë , limon, dafinë dhe e mbulojmë me 1 letër alumini. E vendosim në furrë, fillimisht në temperaturë të lartë për 30 minuta dhe më pas e ulim temperaturën në 170-180ºc. Për peshën që kemi ne do të na mjaftonte 2 orë e 30 minuta. Mesatarisht 30-40 minuta për 1 kg.

1 ditë më parë qërojmë qepët dhe i presim ato nënfeta të holla si për sallatë. I vendosim në një tenxhere të thellë duke i kaurdisur ato pa yndyrë deri sa ato të karamlizohen dhe të marrin ngjyrë caramel, duke i ndihmuar herë pas here me nga një pikë ujë që të mos digjet. Pasi të piqet gjeli, shtojmë në qepë lëngun e gjelit, e lëmë të ziejë së bashku për 15-20 minuta duke provuar shijen për kripë. Shtojmë 1 lugë kafe piper të zi dhe më pas shtojmë orizin . E lëmë orizin në zjarr vetëm 5 minuta, e shtrojmë qepën në tavë dhe e vendosim në furrë. Në fund serviret një racion gjel me pak tavë me qepë.

Shënim: nëse gjelin e prisni në copa , e skuqni pak dhe i jepni vetëm një valë për 10 minuta me pak lëng. Lëngun e shtojmë në qepë , i japim valë, shtojmë orizin , e valojmë për 5 minuta dhe e shtrojmë në tavë. Vendosim copat e gjelit dhe më pas e vendosim në furrë për tu pjekur. Kjo tavë vendoset në tavolinë dhe shërbehet për secilin.

Receta e dytë: Sallatë me thjerrëza dhe panxhar

Përbërësit:

100 gr thjerrëza

2 gjethe dafine

2 degë trumëz

2 panxhar (të zier)

Djath i bardhë

Arra, fara luledielli etj

Salca (dresing)

1 lç mustardë

2 lugë mjalt

2 lgj uthull balsamike

3 lgj vaj ulliri

Një majë kumin

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Shpëlajmë dhe vendosim thjerrëzat për të zier 25 minuta në temperaturë mesatare duke vendosur brenda në tenxhere 1-2 gjethe dafine dhe trumzë. I lëmë të ziejnë aldente duke i zier në temperaturë mesatare. Pas zierjes i kalojmë në ujë të ftohtë. Bashkojmë të gjithë përbërësit e salcës, e rrahim fort deri sa ajo të marrë formë kremoze. Presim panxharin në feta ose kubikë dhe i përziejmë në thjerrëzat dhe salcën. I vendosim brenda në sallatë ose anash feta djathi të bardhë. E spërkatim sallatën me arr