Transmetimi i sëmundjeve infektive gjatë trajtimeve denatare - I ftuar stomatologo Gjergji Dilo

21 Nëntor 2019, 14:20

I pyetur a jemi të rrezikuar për transmetimin e sëmundjeve infektive te dentisti, stomatologu Gjergji Dilo thotë në emisionin “Rreze Dielli” se viruset ose bakteret mund të transmentohen gjatë procedurave dentare kur nuk ndiqet një protokoll i rregullt mjekësor. Një nga problemet më të mëdha që ngre stomatologu Gjergji Dilo është fakti që në klinikat dentare mjaftohen me dezinfiktimin e veglave të punës dhe jo sterilizimin e tyre. Megjithate jo vetëm në klinikat dentare ekziston rreziku i prekjes nga sëmundje infektive. Ai sjell shembuj shumë të thjeshtë të jetës së përditshme, ku ne mund të bëhemi ‘viktima’ të transmetimit të sëmundjeve infektive