Një letër e dërguar në adresë të emisionit ’Pa Gjurmë’ puntatën e 21 shtatorit nga Fatbardha Latifi në "Rubrikën e Letrave" na preku të gjithëve. Kjo histori e shkruar na çoi në një fshat të thellë afro 1 e gjysëm larg qytetit të Gramshit, në Duzhë, ku ndër rreshtat e kësaj letre 35-vjecarja ishte munduar të rrëfente historinë e jetës, ndërsa kërkonte ndihmë. ’Pa Gjurmë’ vendosi që Fatbardhën ta kishte në studion e programit, këtë të hënë, ku 35-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve tregon sesi i dha fund martesës, prej dhunës së ushtruar nga ish-bashkëshorti i alkoolizuar. Ky i fundit nuk i kurseu as fëmijët, të cilët foshnje ia hiqte nga gjoksi nënës dhe i qëllonte. Fatbardha i dha fund kësaj marrëdhënie pas 7 viteve duke u bërë për të vegjëlit e saj edhe nënë e babë. Ai nuk u interesua më kurrë për fëmijët dhe gjithmonë ka pohuar se nuk ka fëmijë. Madje dhe në Gjykatë ka deklaruar se fëmijët nuk janë të tij. Djali nuk e kujton fare, ndërsa vajza është ajo që e mban mend imazhin e babait. Kur u ndamë Gjykata më dha kujdestarinë e dy fëmijëve, por ai kurrë nuk pagoi detyrimin ushqimor. Dy vite më parë më ka marr në telefon ish-bashkëshorti dhe më ka thënë: E kam mbajtur një plumb të fundit për ty, o do të vras o bëhet nami. Kjo ka qenë përgjigja që kam marr prej tij, një plumb të fundit për të më vrarë. Kur solla në jetë dy fëmijët ai na dhunonte, pasi ishte i alkoolizuar dhe ka qëlluar mbi gocën dhe djalin. M’i hiqte nga gjoksi dhe m’i rrihte. 7 vjet jetova me të, por nuk durova më dhe i dhashë fund. Nuk e bëra dot më pare, pasi ai më kërcënonte dhe më thoshte se do të më vriste. As njerëzit e tij nuk më përkrahën. Mora fëmijët dhe erdha tek nëna ime këtu në fshatin Duzhë. E mbetur e vetme me dy fëmijë të vegjël ajo u kthye tek shtëpia e prindërve, atje ku ndërsa kishte shpëtuar nga dhunimi, do ta priste mjerimi. Fatbardha na prek të gjithëve me rrëfimin e saj, kur thotë se edhe atletet që ka veshur për të ardhur në emision i ka marrë borxh. Ndërsa i rriti vetëm fëmijët 35-vjecarja pa përkrahje kujdeset edhe për nënën e sëmurë dhe dy vëllezërit me probleme të shëndetit mendor. Ajo thotë se ka trokitur në dyert e bashkisë, por këta të fundit nuk ia janë përgjigjur. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur gruaja kërkon tek fqinjët, një pjatë miell lëmoshë për t’u ushqyer.Unë jam vetë i 6-ti në shtëpi. Jetoj me nënën e moshuar 87-vjeçare, dy fëmijë dhe dy vëllezërit e sëmurë File dhe Bedriu, 60 dhe 44 vjec. Jetojme vetëm më 100 mijë lekë të ardhura në muaj. Nuk kam me çfarë t’i ushqej. Fëmijët i rrita vetëm dhe jam munduar t’i shkolloj. Nuk kam para t’i shkolloj më tej edhe pse ata kanë shumë dëshirë. Edhe atletet që kam veshur sot i kam marr borxh. Nuk tentova kurrë të martohesha, ku ta lija familjen ? E kam mbyllur jetën 35 vjeçe dhe tashmë kujdesem për nënën 87 vjeçe të sëmurë dhe dy vëllezërit me probleme mendore. Kërkoj ndihmë për të mbajtur frymën gjallë, të siguroj bukën e gojës. Vëllezërit janë pa vetëdije, ku t’i coj ? Më vjen keq për ta. Kam patur 5 vëllezër 3 prej të cilëve më vdiqën. Kam arritur të kërkoj tek fqinjët miell në fshat. Kam ardhur këtu të kërkoj ndihmë, shtëpia ku jetojmë na rrezikon jetën cdo ditë. Vetëm unë punoj në familje. Kam trokitur në bashki dhe kryetari më ka thënë se nuk ka fonde. As për një thes miell, që kam kërkuar. Dhe ata e dijnë si jetojmë. Edhe unë vetë kam probleme, një ditë para se të vija në emision ka kam qenë në urgjencë. Fëmijët më shohin tek qaj dhe janë ata që më japin forcë. Shpirtin e kam helm. Shpresoj tek ndihma juaj, të shoh një dritë jeshile edhe unë në jetën time. Të paktën të siguroj bukën e gojës. Për cdo problem, ju mund të denonconi në “Pa Gjurmë” në kutinë postare: “Pa Gjurme” në Report Tv Rr. Dervish Hima, 3 kullat, Kulla 2 Tirane Numer telefoni:069 99 55 698 Email: [email protected]
Trondit nëna/’Fëmijët m’i hiqte nga gjoksi,për mua mbante plumb’
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë | 'Pa Gjurme' 14 janar | -‘Je bërë shumë e bukur, ky koment më kushtoi’/ I riu: I vëllai polic më dh*noi edhe babain
14 Janar, 21:34 -
Emisioni i plotë | 'Pa Gjurme' 13 Janar| -‘Jam mirë, do të vij në Tiranë’/Gjendet pas 3 vitesh,flet gjyshja: Kishte mall për fëmijët
13 Janar, 17:57 -
Emisioni i Plotë / Pa Gjurme-‘Nëna i vdiq, emrin ia ndryshuan në jetimore/Nipi:Daja humbi 15 vjeç, nuk u birësua kurrë
12 Janar, 17:36 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme e gjen pas 6 muajsh/Djali refuzon të flasë me nënën live: Do të shihemi kur të vijë koha
9 Janar, 17:38 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-La fëmijët dhe u zhduk me të dashurin/Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty
8 Janar, 21:57 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-‘Djali si fliste babait pas dhunës ndaj meje’/Nëna mes lotësh:U nis nga Greqia dhe u zhduk
7 Janar, 17:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-Zhdukja e dy miqve shkodran/Motra zbulon vendnodhjen: Janë parë në Holandë, por dyshojmë…
6 Janar, 17:30 -
Emisioni plotë 'Pa Gjurme' -’La fëmijët dhe iku jashtë’/Vjehrra-nuses:Të denoncova se nuk meriton të quhesh nënë
5 Janar, 17:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03

