'Tumankuqe moj belhollë', thotë kënga, por a e dini në të vërtetë se për cilat tumankuqe bëhet fjalë

4 Shtator 2018, 15:29 | Përditesimi i fundit: 2018-09-05 11:18:38

Në Shqipëri është vështirë të gjesh të tillë njerëz si Linda Spahiu, të cilët kanë kaq informacion për veshjet tradicionale shqiptare.Koleksioni i saj i madh, i bukur do të kërkonte ndoshta edhe më shumë se një jetë për ta pasqyruar atë në sytë tanë.Vendi ku ajo ruan koleksionin e saj gjigand është një prej më të çmuarve e më me vlerë në vendin tonë, e aty Linda nis të flasë natyrshëm duke përshkruar madhështinë e këtij kostumi çam.

"Tumankuqe moj belhollë, ma bën me sy, ma bëj me dorë". Me siguri të gjithë i kemi dëgjuar vargjet e kësaj kënge nëpër gëzime familjare, por a e dini në të vërtetë se për cilat tumankuqe bëhet fjalë?

Hap pas hapi Linda na tregon këtë magji të etnografisë shqiptare

Linda ndërhyn në veshje duke i restauruar ato, por duke ruajtur gjithmonë pjesë të identitetit të tyre. Këtij jeleku unik , i ka ndërruar astarin , por ka qenë edhe përpara një dileme në se duhej të vazhdonte me ndërhyrje të tjera.

Linda na tregon se ndonjëherë i duket vetja si me një gjykim jo të kthjellët , pasi në fantazinë e saj i duket sikur njeh gra të caktuara. Kjo gjë vjen nga prekja e shumë historive nëpërmjet veshjeve, por edhe nga profesioni i saj i vërtetë si mjeke. Ka raste shprehet Linda se gjen edhe letra nëpër veshje që tregojnë shumë për personin që e ka pasur.

Fatkeqësi e quan Linda faktin që objekti i vjen nga tregtari te tregtari duke kaluar dorë më dorë , jo pak herë ka pasur raste kur poseduesit e kostumeve popullore duan të ruajnë anonimatin.

Më tej Linda na shpjegon larminë e copave dhe materialeve për të cilat është konsultuar edhe me miken e saj etnografen, Afërdita Ozuni.