U rrit në jetimore, nuk u birësua kurrë/ 47-vjeçarja: Kam nevojë për dashuri

20 Shkurt, 18:03

Vajza që shikoni në foto është Entela Piçuli, e cila është në kërkim të rrënjëve biologjike. Ajo pas 44 vitesh merr hapin e rëndëisshëm në jetë për të këkuar nënën që e solli në jetë dhe babain. E jeta e saj nuk ishte e lehtë, pasi do të kalonte një kalvar vuajtjesh. Në moshën 3-vjeçare nëna e saj e la Entelën në shtëpinë e fëmijës në Vlorë. Ajo qëndroi atje për 3 vite dhe më pas u zhvendos në jetimoren e qytetit të Sarandës për të vazhduar shkollën 8-vjeçare asokohe. Fëmijëria ishte shumë e vështirë për të, pasi ajo mes lotësh rrëfen ato kujtime që janë skalitur në memorien e saj. Kujtime që ajo përpiqet t’i c’rrënjos nga memoria. Sipas 47-vjeçares, ndaj saj dhe të vegjëlve të tjerë është ushtruar dhunë sistematike nga kujdestarët e shtëpisë së fëmijës. Entela e kalonte kohën duke lexuar libra dhe në shkollë ishte një nxënëse e dalluar. Shpesh herë ndrydhej në vetevete pasi aty nuk kishte prindërit e saj që të ishin krenar për të. Ajo mbaroi me rezultate të shkëlqyera arsimin 8-vjeçar dhe i jepet një bursë studimi. 47-vjeçarja u zhvendos sërish në qytetin e Vlorës për të ndjekur studimet në Shkollën e Mesme tregtare në degën e rrobaqepsisë. Entela nisi të bëj kërkimet për rrënjet e saj biologjike dhe nga dokumentat zyrtare që ka siguruar ka arritur të mësoj se nëna, e cila e solli në jetë quhet Violeta, ndërsa babai Ilir. Sot ajo jeton në kushte të vështira ekonomike dhe përpiqet të mbijetojë mes varfërisë që e ka kapëluar. Të vetmit njerëz që ka pranë janë miqtë e saj, të cilët e shtynë 47-vjeçaren t’i drejtohej redaksisë së emisionit ‘’Pa Gjurmë’’. Entela është stepur gjithë këto pasi ka frikë se mos prindërit biologkikë mos e refuzojnë për herë të dytë.