Ushqim për çdo sëmundje

27 Janar 2021, 11:23

TIRANË- Në një intervistë në ‘’Rreze Dielli”  ishim me nutricionisten Diola Dosti, e cila sapo ka publikuar librin e saj ‘’ Mësimet e Diolës, ushqim për çdo sëmundje” . Ajo tregoi se mund të gjejmë shërim nëpërmjet ushqimit, ndërsa ndau tre sëmundjet kryesore nga të cilat preken mësë shumti njerëzit në ditët e sotme dhe ushqimet me të cilat mund t’I shërojmë ato.

Nutricionistja Diola Dosti u shpreh se ndër sëmundjet më të përhapura është tiroidja e cila zakonisht shfaqet pas moshës 25 vjeçare, për këta persona ajo këshilloi që të përqafojnë më shumë ushqimet e detit:

“ Produktet që kanë përqëndrime të gjata të jodit, përvec këtyre është kategoria e algave të detit të cilat nihet ehe si një lloj super ushqimi. Njëra prej tyre është spirulina e cila ëshët shumë e pasur me jodë, ka edhe hekur. përvec kësaj spirulina nuk është dicka që duhet përdorur gjatë gjithë kohës, por përdoret për një muaj deri në tre muaj, pastaj bëhet pushim pastaj fillohet përsëri përdorimi I saj sipas nevojës. ” tha ajo.

Një tjetër sëmundje e cila ësht mjaft e përhapur, jo vetëm tek moshat e mëdha por edhe tek fëmijët dhe adoleshentët është mëlçia e dhjamosur, e cila tek fëmijët vjen si pasojë e ushqimeve me yndyre, ushqimeve ‘ Fast food’ dhe ëmbëlsirave.

“ Mëlcia është e para që atakohet nga cdo përzgjedhje ushqimore që neve vendosim të bëjmë, dhe kjo është arsyej përse fëmijët në vitet e fundit kanë filluar që të kenë probleme me mëlçinë e dhjamosur. Unë do të rekomandoja që të gjithë fëmijët sepse jo gjithmonë shoqërohet me simptoma, pra të gjithë fëmijët sidomos ato që janë mbi peshë është mirë që të bëjnë analiza dhe të shohin provat e mëlcisë. Unë në këtë rast rekomandoj që të hiqet dorë nga mishi dhe nga produktet shtazore të paktën për një muaj. në mënyrë që ti lëmë kohë mëlcisë që të qetësohet. Rekomandohet që në këtë rast të përdoret klorena, e cila bën pjesë në familjen e algave.” u shpreh ajo.

Ndërsa sëmundja e tretë më e përhapur sipas nutricionistes që mund të shërohet nëpërmjet ushqimit janë bakteriet në stomak:

“ Kur fillon të prishte balanca midis baktereve të mira dhe të këqija, këto bakteret e këqija dominojnë aparatin e tretjes dhe shkakotjnë probleme të ndryshme si djegie, refluks dhe fryrje. Nëse do të rendis ushqimet të cilat duhet të shtojmë, janë ushqimet pasura me më shumë klorofil, me më shumë ngjyrë jeshile” përfundoi ajo.