E bërë sa një grusht, nga frika dhe dhuna që bashkëjetuesi ushtroi prej 13 vitesh mbi të dhe fëmijët, Etleva e ka të vështirë të rrëfehet para kamerave. Me veshjen islame përball një burri, që nuk ka njohur në asnjë çast besimin dhe respektin ndaj femrës, kjo nënë shokon me jetën e saj, kur thotë se u godit me thikë edhe çekiç dhe humbi ndjenjat. 53-vjeçari Suri Topi nga Dibra, që prej 17 qershorit ndodhet pas hekurave në burgun 313 në Tiranë, pasi 43-vjecarja mori guximin ta denonconte. Dhuna nisi që në fillim të bashkëjetesës, nuk ishte i qetë edhe pse erdhën në jetë fëmijët. Me Suriun u njoha në xhami kur faleshim. Ai ishte I martuar dhe kishte tre fëmijë. Më propozoi të jetoja me atë edhe gruan e tij. Unë pranova…(hesht dhe ulë kokën) Sipas fesë islame lejohet që burri të martohet me 4 gra, ndaj vendosa ta quaja burrin tim, zbatova parimet e fesë time.Nusja e tij nuk dontë dhe i kërkoi më pas divorcin. Jam përballur me ish-bashkëshorten e Suriut dhe ajo më tha që nuk ke punë me të.U zumë dhe ajo më ofendoi, por unë nuk zbatova ligjin por parimet e fesë time. Nuk jam penduar pse e mora, por vetëm dhuna u bë problemi. Në 90 minuta transmetim, Etleva Sorra tregoj arsyet pse kishte duruar dhunën për vite të tëra dhe pse në qershron e viti 2021 kishte bere denoncimin në polici. Familjarët e tij nuk reagonin nga dhuna që ai ushtronte mbi mua, sepse thonin që kur unë nuk reagoja pse duhet ta bënin ata. E kam duruar për shkak të opinionit publik dhe fëmijëve. Unë isha mësuar por kur filloi me vajzat nuk munda ta duroj. Vajzat agjëronin dhe ai i dhunonte.Ai po bënte një kotec për pulat dhe pse nuk mbajti dërrasën vajza, ai e goditi me çekiç. Kur unë shkova për ta mbrojtur time bijë ai më dhunoi edhe mua. Natën e 17 qershorit që e denoncova ishte kulmi, kur nuk durova dot më. Tashmë ai ndodhet në paraburgim. Që prej qershorit jetoj e vetme me fëmijët dhe nuk kam shkuar ta takoj në burg. Unë kam vendosur të ndahem nga ai. Këto muaj pa atë kemi qenë shumë të qetë, sidomos fëmijët. Ajo që e bën më të dhimbshme këtë histiri është pohimi që bëjnë fëmijët për dhunën, skenat e së cilës jo vetëm i kanë parë tek nëna por edhe i kanë përjetuar fizikisht. Vajza e madhe: Nuk e kam ndjerë dashurinë e babait. Jemi më të lumtura tani që babai është në burg, pasi ai na dhunonte gjithmonë. Vajza e vogël: Unë kam frikë nga babai, ai na qëllonte cdo ditë, edhe mua edhe motrave dhe vëllezerve ( duke qarë) Sot, edhe pse pohon se ndjehet e çlirëruar, dhe më e qetë kjo grua duket se ka dilemat e saj, nëse ka bërë veprimin e duhur. E vetme me 5 fëmijë ajo jeton mes skamjes dhe lëmoshës, në një banesë të dëmtuar në zonën e Kasharit, nga tërmeti i 26 nëntorit. Nga dhuna duket se kanë shpëtuar, por fëmijët kanë një tjetër frikë, atë të banesës që u rrezikon jetën çdo ditë. Në fund të programit reagon Bashkia e Tiranës, e cila lidhet me redaksinë e programit dhe jep lajmin e mirë për të ndihmuar nënën dhe 5 fëmijët e mitur.
Vajza 12-vjeçare e dhunuar:E lumtur që babai është në burg
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor, 17:55 -
Pa Gjurme-‘Burri e la shtatzënë, nëna e braktisi djalin’/E bija: Mësova që kisha vëlla, kur ajo vdiq
8 Dhjetor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Burri i parë më tradhtoi, i dyti më dhunonte’/Gruaja:20 vite që nuk i takoj vajzat sepse…
5 Dhjetor, 19:23 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘Më dhunoi e detyroi të punoja në rrugë’/Përballja e çiftit:Më jep fëmijët, ti je e sëmurë
4 Dhjetor, 17:12 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- Akuza ndaj ish-bashkëshortes/I riu: Djali im është në rrezik, t’i hiqet kujdestaria
3 Dhjetor, 17:37 -
Pa Gjurme-‘Vajza e lëndoi, gruaja e sëmuri’/E reja:Vjehrri na iku nga shtëpia, s’dimë ku ta kërkojmë
2 Dhjetor, 22:34 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| ‘Ishte i mërzitur atë natë, iku e nuk u kthye më’/Nëna: Shoku u gjet i mbytur, djali im…
1 Dhjetor, 17:37 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-E la shkollën nga varfëria, tentoi të hidhej nga kalaja/Nëna: Vetëm qan dhe kërkon libra!
28 Nëntor, 18:33 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- ‘La mamin në gjumë dhe iku nga shtëpia’/E bija:Kam frikë, mos i ka ndodhur gjë e keqe
27 Nëntor, 17:39 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- I humbet burri në spital, shpërthen gruaja: Askush nuk më ndihmoi, spitali ka përgjegjësi!
26 Nëntor, 17:27 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- 'Ditëlindjet ia kam festuar me lot, kujtoja nënën e saj’/Gruaja: E birësova por sot…
25 Nëntor, 17:22 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-Përndiqej nga fqinji, 62-vjeçarja përballet LIVE’/’Pa turp më ngacmojnë, më kërkojnë dhe…
24 Nëntor, 17:37 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Kunati u vesh si grua t’i shpëtonte policisë, unë ia bera videon’/E reja: Më dhunoi dhe…
21 Nëntor, 22:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- ‘Babai s’e pranoi motrën!’/ I riu: U rrit në jetimore, nëna vdiq pa e parë!
20 Nëntor, 17:15 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'/ Skandal në shkollën e Beratit: 'Djali dehet në klasë, mësuesit bëjnë sehir'! Prindërit ngrenë alarmin
19 Nëntor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza nuk na vdiq, por na e zhdukën!’/ Babai: 30 vite dhimbje sa gruas iu shfaq tumor
18 Nëntor, 18:13

