‘Vajza më thoshte o marr atë ose vetëflijohem’, babai i 14 vjeçares që u martua me 35 vjeçarin flet për ‘Pa Gjurmë’: Ma rrëmbeu 13 vjeçe, e pranova nga e keqja

12 Janar, 17:06 | Përditesimi i fundit: 2024-01-12 20:45:00

Babai i 14 vjeçares e cila është martuar me një 35 vjeçar ka folur ekskluzivisht për emisionin “Pa Gjurmë” me gazetaren Odeta Dume ne Report Tv duke zbuluar se vajza e tij nuk pranonte të kthehej në shtëpi dhe se e kishte paralajmëruar se do të vetëflijohej nëse i ndodhte gjë burrit të saj 21 vite më të madh.