Unë jam një vajzë nga një fshat i Fierit që dua të mbetem anonim. E kam të vështirë të flas për veten, pasi kam kaluar shumë në jetë. Jam 37 vjeçe dhe kam qenë e detyruar nga rrethanat që për 20 vite të shes trupin tim për para. U mashtrova në vitin 2000 nga disa persona në qytetin im, që i njihja fare pak. E mbyllur në një qytet të vogël, një adoleshte naive në atë kohë, jeta më kishte sprovuar me skamje, arsye që më detyruan të mos mendoja dy herë. U trafikova në Itali, në vendin ku mendova se do të gjeja parajsën. Jam larguar pa dijeninë e prindërve nga fshati dhe sot e kësaj dite ata nuk duan të kenë asnjë komunikim me mua. Jam përpjekur t’u flas, por nuk kanë dashur, pasi e kanë të vështirë të pranojnë vajzen e tyre, që përfundoi rrugeve të botës. E vetme, por as kjo dhe as fakti që kam qene një punonjëse seksi nuk është gjëja më e keqe që më ka ndodhur në jetë. Unë jam e infektuar me HIV/AIDS dhe këtë e kam mësuar një 1 vit më parë, kur rastësisht duhet të bëja disa analiza të gjakut për arsye personale. E kam përjetuar shumë keq , ku dhe kam tentuar disa herë të vetëvritem, por kam menduar se mund të jetoj dhe të luftoj për jetën, sadopak edhe pse nuk kam per te pasur ndonjë jetë të bukur. Nuk kam asnjeri, jam vetëm. Për këtë nuk trishtohem, pasi unë e di fatin tim. Ajo që më lëndon më shumë nga të gjitha është se me punën që unë bëja mund të kem infektuar me dhjetra të tjerë. Më vjen keq për këtë gjë, pasi ndër klientët qe kam pasur kane qene djem të rinj, por edhe burra të martuar e me fëmijë. Çdo ditë e mendoj këtë gjë, një tjetër gabim i rëndë që më peshon shumë. Mora guximin t’ju shkruaj këtë letër si një apel, tek e cila fatkeqësisht i përkas edhe unë me këtë histori. Trupi juaj është tempulli juaj dhe ju duhet të kujdeseni për të! Përdorni mbrojtje, doni veten dhe provoni veten. HIV/AIDS nuk është një dënim me vdekje, por është një dënim i përjetshëm. Nuk dua që asnjëri prej jush të kalojë atë që kam kaluar dhe po kaloj. Unë dua të jetoj, të jetoj jetën time që nga dita kur hoqa dorë përfundimisht nga ushtrimi i prostitucionit.
Vajza nga Fieri me HIV/AIDS i dërgon letër ’Pa Gjurme’:Familja më braktisi,infektova dhjetra të rinj
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurme-‘Po më vdiq nëna, me kë do të jetoj?’/Djali i sëmurë:Motrat e vëllezërit më kanë braktisur
19 Nëntor, 00:23 -
Pa Gjurme-“Me karrocën e barit nxjerr vajzën në oborr”/Qan nëna: 28 vjeçe, s’ka ecur e folur kurrë!
18 Nëntor, 01:42 -
Pa Gjurme-‘Lashë punën, xhelozonte për pronarin’/Gruaja:Vajza e denoncoi pasi tentoi të më godiste
13 Nëntor, 17:52 -
Pa Gjurme-‘Ia fala tradhtinë 3 herë, ajo nuk ndalej’/44-vjeçari:Më la fëmijët dhe iku me të dashurin
12 Nëntor, 17:00 -
Pa Gjurme-A është rrëmbyer Saxhide Disha?/I biri:Gjurmët e nënës i zbulova,ishte shumë afër shtëpisë
10 Nëntor, 17:49 -
Pa Gjurme-‘Nuk ia donim nusen, ajo na i largoi djalin’/Përballja vjehërr-nuse:Ku e zhduke tim bir?
10 Nëntor, 16:31 -
Pa Gjurme –10 mijë € për nënën e zhdukur!/Doli nga burgu pas 12 vitesh, zhduket edhe 34-vjeçari!
4 Nëntor, 17:53 -
Pa Gjurme-‘Flemë të uritur, s’kemi lekë as për ilaçe’/Çifti i moshuar: Na ndihmoni të jetojmë!
2 Nëntor, 20:22 -
Pa Gjurme- PËRBALLJE E FORTË BURRË–GRUA | Ajo: Më doje për para/ Ai: Mos mashtro, trego të vërtetën!
30 Tetor, 16:49 -
Pa Gjurme-‘Më trego ku e kam djalin!’/Përballja babë-shok për Entolin: Më telefonoi duke qarë!
29 Tetor, 17:23 -
Pa Gjurme-‘Gruaja e la, djali plagosi të dashurin e saj’/Babai: Doli nga burgu dhe m’u zhduk
22 Tetor, 12:41 -
Pa Gjurme- ‘Nëna vdiq, babai e la motrën në jetimore’/ Vëllai: E pashë Lizën në TV dhe dua ta njoh
9 Korrik, 18:04 -
Emisioni i plotë "Pa Gjurme" – “Foli me të fejuarën dhe fiku telefonin”/ Motra: Kam frikë se ka gabuar diku…
18 Qershor, 07:48 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘U zhduk në Greqi, përfundoi në varr pa emër?’/Familja kërkon të vërtetën për Enver Gegën
28 Maj, 18:13
