Prej 2 vitesh, një baba nga Mirëdita jeton me dhimbje të madhe, pasi nuk takon dot tre fëmijët e tij. Fatjon Beci, 37 vjeç, rrëfen se që prej korrikut të vitit 2023 nuk ka më asnjë kontakt me tre të vegjlit e tij. Kjo si pasojë e konfliktit të thellë 5 vjecar me ish-bashkëshorten, Fatmira Bushpepa. Çifti është njohur përmes rrjeteve sociale, por lidhja e tyre e shpejtë u shoqërua me probleme të shumta. Fatjoni rrëfen se bashkëjetesa ka qenë e vështirë, duke përmendur luhatje të forta humori dhe dhunë fizike e psikologjike nga ana e Fatmirës.