Vangjeli në ‘Kontrast’: 14 maji do tregojë kush është PD-ja e vërtetë!

5 Janar 2023, 20:31

Në 2023 duket se do të vijojë të ekzistojë pyetja se “cila është Partia Demokratike e vërtetë”, ajo e Sali Berishës apo e grupit të Enkelejd Alibeaj. Për Tritan Shehun, deputet, mbështetës i Berishës, kjo nuk ka vend për diskutim, pasi grupi i tyre është ai që ka mbështetjen më të madhe në elektorat, e për pasojë janë ata që i përfaqësojnë.