Veliaj për Tiranën, Ervin Bushati në '45 minuta': Mendoj se duhet rikonfirmuar, ka bërë punën

20 Shtator 2018, 21:24 | Përditesimi i fundit: 2018-09-20 21:25:25

I ftuar në ’45 minuta’ ka qënë deputeti i PS-së, Ervin Bushati, i cili ka komentuar përgatitjet që PS po bën për zgjedhjet lokale.

I pyetur nga gazetari Denis Minga se a do të rikonfirmohej Veliaj në krye të Bashkisë, Bushati u shpreh se për mendimin e tij, po pasi sepse ka bërë një punë të mirë me transformimin e qytetit.

Mendojmë që njerëzit do të na votojnë sepse kemi bërë punën. Ndryshe kot që votojmë. Erion Veliaj po bën një punë shumë të mirë për Tiranën. Bën kontrast me 4-vjeçarin e Bashës. Nuk krahasohet fare.

Ervin Bushati, deputet

Bushati gjithashtu ka diskutuar edhe mbi votimin e Ligjit për Teatrin e Ri Kombëtar nga ana e maxhorancës ditën e sotme në Kuvend.

INTERVISTA E PLOTË:

Çfarë ndodhi sot në Kuvend?

Nëse opozita ka vendosur të ndjeki kaoza të humbura, kemi parë që të çuajë fundin e botën Parkun e Liqenit, Pazarin e Ri e shumë të tjera. Kemi dëgjuar shumë shpesh fjalët ra qeveria, ra maxhoranca. Ata nuk mund të thonë gjithmonë që maxhoranca është kriminale dhe të thonë ne nuk do të tërhiqemi dhe janë tërhequr. Sot kishim edhe çështjen e Eurobondit, merret kredi për të larë kreditë e vjetra. Ndërkohë që ne merremi me këto çështje ne humbim gjëra të tjera shumë më të rëndësishme. Ne nuk e kemi betejen me opozitën, as artistët, e kemi me varfërinë dhe me ekonominë. Ne kemi shumë gjëra për të bërë dhe me shpejtësi. Opozita paguhet të jetë aty. Sot duhet të ishte aty. Të vijë në Komisione dhe t’i bëjë opozitë qeverisë. Qeveria është ndryshe. Ajo të mërkurën bën mbledhje dhe pastaj bën mbledhje në vendë të ndryshme të vendit. Opozita tha që nuk do ta lejonte në asnjë mënyrë për Konçesionin e Kukësit. 'Do shtrijmë trupat tanë aty' -thanë. Opozita çdo javë ndjek një kaozë që e bën të tillë. Autostradat duhen bërë por për t’i bërë duhen para. Ka disa mënyra për të gjetur paratë; të rrisim taksat, ose të marrim borxh ose ta lëmë me PPP.

Raportet e KLSH janë reale apo jo? Ta marr për të mirëqënë raportin e KLSH?

Di të them nëse e kanë çuar për ndjekje penale, atë e gjykon Gjykata. Di që deri më sot KLSH nuk ka fituar në Gjykata. Deri më sot nuk më rezulton që është dënuar njëri. Kjo pasi : a-KLSH ka pasur mungesa në fakte, b-Gjykata nuk ka bërë punën. Për këtë arsye kemi menduar që të rregullojmë drejtësinë.

Pse nuk i bëtë pyetje Markut në Kuvend?

Ishim të gjithë në sallë. Dëgjuam raportin e saj. Unë nuk isha pyetje. Ne nuk mendojmë që duke bërë pyetje do të rregullojmë ndonjë gjë. Ne kemi hequr ndikimin që kemi në drejtësi. 

Gjiknuri ka folur mbi një pagesë dje në Komision?

Unë i adresova pyetjen se si do të funsksionojnë koncesionet. Ne meritojmë të kemi një infrastrukturë më të mirë. Duhet të kemi rrugë të mira. Si rruga Tirannë-Kukës, na duhen të tjera. Si arrihet kjo? Për këtë rrugë nuk ka pse paguan një person një biçikletë, të paguajnë ata që kanë një makinë. Ministri solli një koncept, tha që të gjitha rrugët e ndërtuara mbi green field, kanë dalë më shtrenjtë së sa ishin parashikuar. Këto dalin më shtrenjtë se nuk dihet nga kalojnë, se është territor i paprekur më parë. Në fund të ditës paratë do të paguhen nga qytetarët. Është politizuar shumë kjo çështje. Në rastin e Arbrit, ne menduam që ishte një çmimi i ofruar nga kompania kineze ishte i tepruar. E çuam me tender dhe e mori një firmë tjetër. Për infrastrukturën gjithmonë paguhet.

Shikoni që kanë krijuar pak problem këto korsitë e biçikletave?

Unë jam partizan i kësaj zgjidhjeje. Unë mbaj mend që në rrugën ‘Myslym Shyri’ linin makina që shkruanin 'shitet'.

A mund të ishin më shumë për autobusat?

Unë mendoj që ka një ekip që e ka mirëmenduar një zgjidhje të tillë. Ne nuk i bëjmë se kemi inat makinat.

Sa herë keni udhëtuar me autobus?

Unë lëviz në këmbë. Ne nuk i kemi spitalet, policinë si në Europë që të kemi autobusët.

Balla akuzoi Bashën se paguhej nga oligarkët, ç'është kjo teoria e oligarkëve?

Oligark, është term rus dhe nuk besoj që kemi aq para. Nuk e ndjek dot Bashën në çdo intervistë që jep. Nuk e di tani. Të vijë dhe të na e thojë në Kuvend. Dje na quajti terroristë. Nuk ka sens të ndjellësh kaq urrejtje.

Po sa i përket turizmit?

Deri në gusht kanë ardhur 4 mln turistë. Duhet menduar më shumë për turizmin. Ky vit e tregoi që mund të jetojmë mbi turizmin. Kryeqytetet janë magnetet kryesore. Ne e shohim më shumë si periferike. Të huajt më thonë që na pëlqen më shumë ushqimi. Hahet mirë dhe lirë. I pëlqen.

Meqë ra fjala tek kryeqyteti, a do të rikonfirmohet Veliaj në krye të Bashkisë?

Po, për mendimin tim po.

Ligji mbi investimet e huaja, mos kthehet në ndonjë problem?

Është mirë që të flasim kur ta shohim ligjin. Ne gjithmonë i kemi dashur investimet e huaja. Na duhen shumë. Ky vit do të jetë rekord. Do të kapë 1 mln euro investime të huaja.

Po përgatiteni për zgjedhjet lokale?

Po, kemi nisur me kohë punën. PS është më e madhja në vend dhe më kapilarja. Di që PS do të dali forca e parë politike në vend. Duhet të bëjmë më shumë punë. Kjo na bën që në garën e Tiranës do të jetë angazhimi më i madh që mund të ketë qënë ndonjëherë. Në njësinë 8, gjysma e njësisë është në rikonstruksion. Kaq shumë investime s’di a janë parë në kohën e Duçes. Qytetarët e Tiranës nuk votojnë me tifozllëk. Votojnë atë që ka bërë më shumë punë.

Do jeni të vetëm apo jo?

Në radhë të parë duhet puna, nëse na bashkohen të tjerë janë të mirëpritur.

Por ju fituat në Tiranë me dy aleatë të rëndësishëm, i keni bërë mirë llogaritë?

Mendojmë që njerëzit do të na votojnë sepse kemi bërë punën. Ndryshe kot që votojmë. Erion Veliaj po bën një punë shumë të mirë për Tiranën. Bën kontrast me 4-vjeçarin e Bashës. Nuk krahasohet fare.

ke.mu.

Programe të tjera

Shiko të gjitha