'Vëllai mund të ketë ab*zuar me fqinjën, djemtë e hoqën qafe’/Familja:Të flasin, në duam…

23 Qershor, 18:06 | Përditesimi: 23 Qershor, 18:06

 

Arnold Shkozaj jetonte me babain dhe nënën në fshatin Topojan të Permetit. Arnoldi është i sëmurë, ka vështirësi në të folur dhe në të shprehur. Ai doli nga shtëpia më 31 korrik 2022 në orën 08:00 pa i treguar gje askujt. Për herë të fundit ka qenë në shtëpinë e Valbona Tartarit e cila ndodhet po në fshat 5-6 minuta larg shtëpisë së Arnoldit. Si çdo herë tjetër 34-vjeçari kishte shkuar tek shtëpia e saj pasi i pëlqenin makinat që ajo kishte. Ndryshe nga herët e tjera ajo nuk i kishte njoftuar familjarët e Arnoldit se ky i fundit ndodhej tek shtëpia e saj ku jetonte me vjehrrën, 2 femijët dhe burrin. Valbona e kishte përcjellë në orën 08:30 në ish-fushën e futbollit ne Pojan dhe më pas është larguar pa njoftuar askënd duke e lënë kështu vetëm 34-vjeçarin.

r.k./Shqiptarja.com